2021.06.23 palazzo-tribunale-vaticano-giustizia-processo 1 2021.06.23 palazzo-tribunale-vaticano-giustizia-processo 1

Mbyllen hetimet për pallatin e Londrës, para gjyqit, dhjetë vetë

Kryetari i Gjykatës së Qytetit të Vatikanit, Giuseppe Pignatone, u dërgoi dhjetë vetëve letërthirrjen për të dalë para gjyqit, pas kërkesës paraqitur nga Zyra e Promotorit të Drejtësisë - njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

R.SH. - Vatikan

Një hetim i gjatë e i ndërlikuar, i udhëhequr nga Promotori i drejtësisë, Gian Piero Milano, ndihmësi i tij Alessandro Diddi  dhe zbatuesi, Gianluca Perrone. Hetimet u kryen nga Xhandarmëria e Vatikanit, kryesuar nga Komandanti, Gianluca Gauzzi Broccoletti, që shqyrtoi një sërë dokumentesh, aparatesh elektronike sekuestruar të pandehurve e dëgjoi edhe një sërë dëshmitarësh.

Kryetari i Gjykatës së Qytetit të Vatikanit, Giuseppe Pignatone, u dërgoi dhjetë vetëve letërthirrjen për të dalë para gjyqit, pas kërkesës paraqitur nga Zyra e Promotorit të Drejtësisë - njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. Do të dalin para gjyqit Brülhart, imzot Carlino, Crasso, Di Ruzza, Marogna, Mincione, Squillace, Tirabassi, Torzi e kardinali Becciu. Mbyllet, kështu, faza e parë e hetimeve: tani dokumentimi, i mbledhur deri sot, do të shqyrtohet nga Gjykata gjatë një debatimi publik.  

03 korrik 2021, 14:16