Insegna Ospedale Bambino Gesù, Roma Insegna Ospedale Bambino Gesù, Roma

Kardinali Parolin emëron anëtarët e Cda të spitalit Bambino Gesù

Emërohen anëtarët e Cda (Këshillit Administrativ) të spitalit të Selisë së Shenjtë Bambino Gesù, që do të vijojnë detyrën, derisa të miratohet buxheti përfundimtar i ushtrimit të mandatit në vitin 2003.

R.SH. - Vatikan

Anëtarët  Këshillit të ri Administrativ të Spitalit Pediatrik Bambino Gesù, me një dokument zyrtar, datuar 13 korrik 2021, i emëroi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, mbi bazën e “autoritetit të dhënë nga Shenjtëria  e tij Françesku”. Në komunikatën e rastit kujtohet se “përveç  doktoreshës Mariella Enoc, e rizgjedhur  presidente janarin e kaluar, në Këshill bëjnë pjesë doktoresha Bianca Maria Farina, imzot Pietro Gallo, doktor Fabio Gasperini, doktor Sergio Gatti, doktor Agostino Miozzo, doktoresha Alessandra Perrazzelli, dukesha Maria Grazia Salviati dhe zonja Valentina Bonomo in Salviati”.

Sekretaria për Ekonominë e Shtetit të Qytetit të Vatikanit emëroi edhe presidentin e ri të Kolegjit të Revizorëve të Llogarive. Është doktor Maximino Caballero Ledo. Anëtarët e rregullt, caktuar nga kardinali Parolin, janë doktor Carlo Regoliosi dhe doktor Tiziano Onesti. Konfirmohen edhe anëtarët zëvendësues, doktor Gianni Artegiani dhe doktor Antonio Di Iorio.

Sekretari i Shtetit, duke marrë pjesë në takimin e Këshillit të Administrimit,  u shprehu këshilltarëve që largohen, mirënjohjen për punën e kryer. Fjalët e kardinalit iu shtuan atyre të presidentes Enoc: “Falënderoj kardinalin Parolin, të gjithë këshilltarët, të cilët që në çastet e para të arritjes në Spital e mbështetën punën time si dhe anëtarët e rinj  të Cda, që e pranuan detyrën e besuar nga Sekretari i Shtetit”. “Këshilli i sapo emëruar - nënvizoi akoma Presidentja - bën pjesë në skuadrën e Bambino Gesù, në fazën e  një tranzicioni të madh”.

Në përfundim, urimi  që vitet e ardhshme Spitali të udhëhiqet bashkërisht  në kalimin  drejt  së resë, “në vazhdimësi të historisë dhe të vlerave të tij të mirënjohura”.

 

16 korrik 2021, 15:13