Imzot Ivan Jurkovic Imzot Ivan Jurkovic 

Papa emëron imzot Ivan Jurkovič nunc në Kanada

Kryeipeshkvi slloven, 69 vjeç, ish-nunc në vende të ndryshme, kohët e fundit ishte përfaqësues i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së dhe Organizatave të tjera ndërkombëtare.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku emëroi nunc apostolik në Kanada, imzot Ivan Jurkovič, kryeipeshkëv titullar i Corbavia, deri tani Vëzhgues i Selisë së Shenjtë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Institucioneve të Specializuara në Gjenevë si dhe pranë Organizatës Botërore të Tregtisë. Ishte edhe Përfaqësues i Selisë Apostolike pranë Organizatës Ndërkombëtare për Migrimet.

I lindur në Kočevje të Sllovenisë jugore, Ivan Jurkovič u shugurua meshtar më 29 qershor 1977. U laurua në teologji pranë Universitetit të  Lubianës. Si diplomat u formua pranë Akademisë Papnore. Më 1984  hyri në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë. Nga viti 1992, deri më 1996, punoi në përfaqësitë papnore të Koresë së Jugut, për të kryer, më pas, një mori detyrash të tjera pranë  Universiteteve Papnore, në përfaqësinë Papnore në Rusi e më pas, në OSBE.

Më 28 korrik 2001, Gjon Pali II e emëroi imzotin Jurkovič kryeipeshkëv  titullar të Krbava dhe nunc apostolik në Biellorusi. U shugurua ipeshkëv më  6 tetor në  Lubianë, nga kardinali Angelo Sodano, per t’u caktuar menjëherë nunc në Ukrainë, më 22 prill 2004.

05 qershor 2021, 16:47