Imzot Alain Lebeaupin Imzot Alain Lebeaupin  

Ndërroi jetë nunci apostolik, Alain Lebeaupin

Pas një shërbimi të gjatë diplomatik pranë Selisë së Shenjtë, ndërroi jetë, në moshën 76 vjeçare, nunci apostolik francez Alain Lebeaupin, deri vitin e kaluar përfaqësues i Selisë Apostolike pranë Bashkimit Evropian.

R. SH. - Vatikan

Ndërroi jetë dje, më 24 qershor, kryipeshkvi Alain Paul Lebeaupin, nunc apostolik. I lindur në Paris, më 2 mars 1945, studioi në Seminarin Papnor francez të Romës, ku u diplomua në drejtësi kanonike. Më 28 qershor 1975 u shugurua meshtar për dioqezën e Nicës. Më 15 prill 1979 hyri në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë. Deri në vitin 1982 punoi në New York, në Misionin e përhershëm pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Më pas shërbeu pranë nunciaturave apostolike të vendeve të ndryshme.    Ndërmjet viteve 1989 e 1998, ndoqi punimet në Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) e, nga 27 marsi 1996, u ngarkua me detyrën e nuncit pranë Bashkimit Evropian. Shugurimin ipeshkvnor e pati marrë më 6 janar 1999, në Bazilikën e Vatikanit, nga Gjon Pali II. Njëherësh me të u shuguruan kryeipeshkvijtë Giovanni Battista Re e Francesco Monterisi, sot kardinaj.

Pasi kreu një mori detyrash të rëndësishme pranë OKB-së, më 23 qershor 2012 u emërua nunc apostolik pranë Bashkimit Evropian, ku vijoi të punojë deri më 16 nëntor 2020, kur u largua nga kjo detyrë. Më 27 mars 2021 Papa Françesku e pati emëruar këshilltar në Seksionin për Marrëdhëniet me Shtetet, pranë Sekretarisë së Shtetit.

25 qershor 2021, 10:40