Qyteti i Vatikanit - Kupola e Shën Pjetrit Qyteti i Vatikanit - Kupola e Shën Pjetrit

Moneyval, kënaqësi nga ana e Selisë së Shenjtë për njohjen e masave të zbatuara

Publikohet raporti mbi efikasitetin e Vatikanit në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit: 5 gjykime për një efikasitet “thelbësor” dhe 6 për një efikasitet “të konsiderueshëm”. Në asnjë rast, puna e Selisë së Shenjtë nuk konsiderohet me efikasitet “të ulët”

R.SH. - Vatikan

Për herë të parë, Moneyval shprehet mbi efikasitetin e Selisë së Shenjtë dhe të Shtet-Qytetit të Vatikanit në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Vlerësimi, që del nga raporti i sapobotuar, është pozitiv: juridiksioni i Vatikanit ka marrë pesë gjykime për një efikasitet “thelbësor” dhe 6 për një efikastitet “të konsiderueshëm”, pra, në nivel mesatar. Në asnjë rast, puna e Selisë së Shenjtë nuk konsiderohet me efikasitet “të ulët”. Kujtojmë se Moneyval është Komiteti i Ekspertëve të Këshillit të Evropës, që vlerëson vazhdimisht masat e marra nga shtetet për të mos lejuar riciklimin e parave dhe financimin e terrorizmit në territorin e tyre.

Selia e Shenjtë siguron impenjimin e saj

Në një deklaratë, autoritetet e Selisë së Shenjtë sigurojnë impenjimin e tyre për të vazhduar rrugën e përputhjes së plotë me parametrat më të mira ndërkombëtare.

“Selia e Shenjtë e mirëpret Raportin Moneyval të botuar sot dhe inkurajimin për të vazhduar në rrugën e ndërmarrë”. Kështu pohohet në komunikatë. “Me njohjen e efekasitetit të masave të miratuara nga të gjitha organet e përfshira në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit - vazhdon nota - autoritetet e Selisë së Shenjtë sigurojnë se do të impenjohen për të vazhduar udhën e përputhjes së plotë me parametrat më të mira ndërkombëtare dhe se, për këtë qëllim, do të vlerësojnë me kujdes këshillat e përfshira në Raport”.

09 qershor 2021, 12:39