2020.12.26 Ranchi, poveri, arcivescovo Felix Toppo 2020.12.26 Ranchi, poveri, arcivescovo Felix Toppo

Vatikan: tre webinare kushtuar sigurimit ushqimor, për ardhmërinë e barabartë e të sigurt

Në Javën “Lëvduar qofsh”, e cila do të fillojë të diel, më 16 maj, parashikohen tre webinar-e, përqendruar tek sigurimi ushqimor. Synimi: ndihmesë, që të ndryshohet mënyra dhe perspektiva për të mos lënë askënd mbrapa të tjerëve. Rezultatet do të jenë të përbashkëta me ato të Samitit kushtuar Sistemeve Ushqimore nga Kombet e Bashkuara, që do të mbahet në Romë korrikun e ardhshëm.

R.SH. - Vatikan

Tre webinare, të frymëzuara nga “Lëvduar qofsh”, që vënë në dukje vlerat e  Doktrinës Shoqërore të Kishës, të përvojës së atyre, që punojnë në këtë fushë e të “detyrimit moral për ta zhdukur urinë”. Kjo, komunikata e Sallës vatikanase të Shtypit, për të njoftuar Samitin e Kombeve të Bashkuara kushtuar Sistemeve Ushqimore, që do të mbahet në Romë, në korrik 2021,   promovuar nga Sekretaria e Shtetit të Selisë së Shenjtë, nga Misioni i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë FAO, IFAD e PAM, Dikasteri për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor dhe Komisioni Vatikanas COVID-19, së bashku me partnerët që punojnë në fushën e sigurimit ushqimor.

Drejt ardhmërisë ushqimore të qëndrueshme, të barabartë e të sigurt

“Ushqim për jetën, Drejtësi Ushqimore, Ushqim për të gjithë”- këto, titujt  e tre webinarëve, që synojnë të tregojnë - lexohet në komunikatë - “sesi ekologjia  e gjithanshme - paradigmë që, ndërmjet tjerash, vlerëson ndërlidhjen e sistemeve ushqimore me ekosistemet - mund të jetë frymëzim për ripërtëritjen e sistemeve ushqimore në të ardhmen pas-Covid”.  Do të vihet në dukje se edhe Kisha mund të japë ndihmesën e vet  për ndryshmin e sistemeve, duke nxitur kujdesin për shtëpinë e përbashkët, për çrrënjosjen e urisë, respektin për dinjitetin njerëzor dhe shërbimin ndaj së mirës së përgjithshme, në mënyrë që asksuh të mos mbetet pas”. Prej këndej, do të dëgjohen në radhë të parë gratë, bashkësitë indigjene, bujqit e vegjël. E do të jetë edhe dialog ndërmjet praktikave të mira, në përpjekjen për “të frymëzuar thirrjen për drejtësi ushqimore”.

Seria do të përfundojë para takimit pre-Samit të Sistemeve Ushqimore  të OKB-së, që do të mbahet në Romë, në korrik 2021.

Temat e webinareve

Webinari i parë,  që do të mbahet në Forumin e Romës, titullohet “Ushqim për jetën: roli i grave në promovimin e zhvillimit të gjithanshëm njerëzor (17 maj, 14.00-17.00 CEST). Në qendër, roli i grave për zhvillimin e sistemeve ushqimore.

I dyti “Drejtësi ushqimore: puna, inovacioni e financa në shërbim  të drejtësisë ushqimore (26 maj, CEST), do të nënvizojë rëndësinë e punës dinjitoze, të financës e të inovacionit në rindërtimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme, posaçërisht në të ardhmen pas-Covid.

Webinari i fundmë, që do të mbahet nga Akademia Papnore e Shkencave  dhe nga Akademia Papnore e Shkencave Shoqërore, titullohet “Ushqim për të gjithë: konfliktet ushqimore dhe ardhmëria e sistemeve ushqimore” (31 maj, 14.00-16.00 CEST), e do të shqyrtojë disa nga përgjigjet, që i duhen dhënë konflikteve ushqimore e edhe mënyrës si mund të ndihmojë Kisha në përballimin e urisë dhe të pabarazisë ushqimore në botë.

13 maj 2021, 09:40