2021.04.29 San Giuseppe e il giovane Gesù (Gerrit Van Honthorst, 1630) 2021.04.29 San Giuseppe e il giovane Gesù (Gerrit Van Honthorst, 1630) 

Shën Jozefi: tani ndër litanitë, edhe Pajtor i mërgimtarëve e i të varfërve

Lutjet e reja, të miratuara nga Papa, janë: “Rojtar i Shëlbuesit; Shërbëtor i Krishtit; Shërbëtor i shëlbimit; Ndihmë në vështirësi; Pajtor i mërgimtarëve, i të munduarve, i të varfërve. Kongregata për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve ua bëri të njohura sot, në festën e Shën Jozefit punëtor, kryetarëve të konferencave ipeshkvnore të mbarë botës.

R.ShH. - Vatikan

Kongregata e Vatikanit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve u dërgoi sot, 1 maj, festa e Shën Jozefit punëtor, një letër kryetarëve të Konferencave  të ipeshkvijve lidhur me lutjet e reja, që shtohen në litanitë, për nder të Shën Jozefit.

Në dokumetin, nënshkruar nga sekretari i dikasterit të Vatikanit, kryeipeshvi Arthur Roche dhe zëvendës-kryetari, atë Corrado Maggioni, paraqiten nëntë lutje të reja, që përditësojnë litanitë e miratuara  në vitin 1909 nga Selia e Shenjtë, me rastin e 150-vjetorit të shpalljes së Shën Jozefit Pajtor i Kishës universale. E me rastin e letrës apostolike Patris corde, shkruar nga Papa Françesku, për të shtuar dashurinë për këtë shenjt të madh, për të kërkuar të ndërmjetësojë për ne e për të imituar virtytet e tij.

Ja  shtatë lutjet: nga Rojtar i Shëlbuesit, tek Pajtor të varfërve.

Kongregata zgjodhi shtatë lutje nga reflektimet e Papëve mbi aspektet e ndryshme të figurës së Pajtorit të Kishës Universale: domethënë, nga Shën Pali VI, Shën Gjon Pali II e Françesku. Lutjet janë: Rojtar i Shëlbuesit (Custos Redemptoris), marrë nga nxitja apostolike Redemptoris custos e Shën Gjon Palit II; Shërbëtor i Krishtit (Serve Christi), shqiptuar nga Shën Pali VI në homelinë e festës së Shën Jozefit, më 1966,  cituar si nga Shën Gjon Pali II, ashtu edhe nga Papa Françesku në “Patris corde”Shërbëtor i Shëlbimit (Minister salutis) e Shën Gjon Krizostomit, cituar nga Papa Wojtyla në  Redemptoris custos; Mbështetje në vështirësi (Fulcimen in difficultatibus), përdorur da Papa Françesku (prologu i Patris corde); së fundi, Pajtor i mërgimtarëvei të munduarve, i të varfërve (Patrone exsulum, afflictorum, pauperum), gjithnjë nga Patris corde.

Konferencat ipeshkvnore vendore mund të shtojnë lutje vendase. Ndërsa këto lutje  u paraqitën nga Papa, i cili miratoi edhe përfshirjen e tyre në Litanitë e Shën Jozefit.

01 maj 2021, 15:55