Mons Arthur Roche, Secretaria della Congregazione di Culto Divino Mons Arthur Roche, Secretaria della Congregazione di Culto Divino

Imzot Roche prefekt i ri i Kongregatës sё Vatikanit pёr Kultin Hyjnor

Papa Françesku ka emëruar nё krye tё Kongregatës së Vatikanit pёr Kultin Hyjnor kryeipeshkvin Arthur Roche, qё mbante rolin e sekretarit, post tё cilin Papa ia besoi ipeshkvit të Tortonas, imzot Vittorio Viola. Eshtё emëruar edhe nënsekretari i ri nё personin e Imzot Aurelio García Marcías

R.SH. - Vatikan

Papa emëroi drejtuesit e Kongregatës sё Selisё sё Shenjtё për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve duke caktuar prefektin, sekretarin dhe nënsekretarin e ri. Në vend tё kardinalit Robert Sarah, i cili dha dorëheqjen nga posti shkurtin e kaluar, është emёruar kryeipeshkvi-ipeshkvi nderit i Leeds, 72 vjeçari imzot Arthur Roche, sekretar i Kongregatës që nga viti 2012 emёruar nga Benediktit XVI.

Përveç emërimit të Imzot Roche, Papa Françesku ka emёruar sekretar tё ri tё Kongregatës për Kultin Hyjnor ipeshkvin e Tortonës, françeskanin imzot Vittorio Francesco Viola dhe si zëvendëssekretar tё ri të njëjtit dikaster, Papa caktoi, me një karakter episkopal dhe duke i caktuar Selinё titullarë të Rotdonit, Imzot Aurelio García Marcías, deri tani përgjegjës i zyrёs sё Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve.

27 maj 2021, 13:11