Papa nesёr do të vizitojë selinë e Scholas Occurrentes nё Romё

Papa, nesёr mё 20 maj, do të vizitojë selinë e Scholas Occurrentes në Vatikan, në Pallatin e Shёn Kalistit. Ati i Shenjtë Bergoglio do të takojë studentët dhe mësuesit italianë që janё tё përfshirë në disa projekte e do të lidhet drejtpërdrejt me selitё e reja të Fondacioni Papnor ‘Scholas Occurrentes’ në Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, Australi dhe Spanjë ".

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku, nesёr mё 20 maj, në orën 16.00, do të vizitojë selinë e Scholas Occurrentes në Vatikan, në Pallatin e Shёn Kalistit. Ati i Shenjtë Bergoglio do të takojë studentët dhe mësuesit italianë që janё tё përfshirë në disa projekte e do të lidhet drejtpërdrejt me selitё e reja të Fondacioni Papnor ‘Scholas Occurrentes’ në Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, Australi dhe Spanjë ". Kёshtu njofton drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

Në selinë e Vatikanit të Scholas Occurrentes, në lagjen romake Trastevere - shpjegon një njoftim i Fondacionit Papnor – Ati i Shenjtё Françesku "do të takojë të rinj nga rajonet e ndryshme të Italisë që morën pjesë në takimin e parë të programit të mbështetur nga Ministria Italiane e Arsimit mbi çështjet  dhe patologjitë shëndetësore emocionale shkaktuar gjatë pandemisë “. Studentët, të shoqëruar nga mësuesit, do të ndajnë sё bashku përvojat e tyre në prani tё shumё personaliteteve, ndër të cilёt edhe nё prani tё Ministrit italian tё Arsimit, Patrizio Bianchi dhe tё autoriteteve tjera të Ministrisë italiane të Shëndetësisë ".

Papa Françesku "do të takojë edhe tё rinj ibero-amerikanë të cilët do të paraqesin konkluzionet e takimit që kanё mbajtur para disa ditësh në Madrid, mbi temën" të ëndërrojmë së bashku rrugën për një të ardhme më të mirë ".

Gjatë takimit, Papa Françesku do të lidhet drejtpërdrejt edhe me studentët e selive të reja të  Scholas Occurrentes në Sidnei, Australi, Valencia, Spanjë dhe Uashington, në SHBA;  gjithashtu do t’i dëgjojë argjentinasit e rinj të zonës El Impenetrable, nё Chaco, duke përuruar programin e ri për parandalimin e varësisë nga drogat.

Me kёtё rast, do të fillojё edhe "Shkolla Ndërkombëtare e udhëheqësve të mjedisit - e frymëzuar nga enciklikat Laudato Sì dhe Fratelli Tutti - dhe Shkolla e formimit politik ". Në fund të takimit, do të mbahet një hapësirë ​​dialogu me komunitetin global të Scholas Occurrentes në pesë kontinentet.

19 maj 2021, 11:35