Papa Françesku, katekisti do të jetë një shërbesë nё Kishё

Zyra e Shtypit e Vatikanit ka njoftuar se të martën mё 11 maj, do të paraqitet para mediave teksti i Motu proprio "Antiquum ministerium". Qё më 2018 Papa Françesku pati folur për nevojën për t'i dhënë këtij shërbimi një dimension institucional në Kishë.

R.SH. - Vatikan

Papa e kishte kёtё çështje në zemrën e tij qё disa vite, që kur, në një videomesazh tё vitit 2018 drejtuar pjesëmarrësve të një konference ndërkombëtare mbi këtë temë, pati pohuar qartë se "katekisti është një thirrje a vokacion": "Të jesh katekist nё Kishё, është thirrje, pra mos puno si katekist ".

E menjëherë pas kësaj shtoi se kjo "formë shërbimi që kryhet në komunitetin e krishterë" prej kohёsh kërkonte të njihej "si një shërbesë e vërtetë dhe e mirëfilltë e Kishës". Bindja ёshtё pjekur dhe mori formën e dokumentit papnor Motu proprio Antiquum ministerium  e tani, të martën e ardhshme në 11.30, do të paraqitet në Zyrën e Shtypit të Vatikanit, siç u njoftua sot, në prani të Kryeipeshkvit Imzot Rino Fisichella, president i Këshillit Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit tё Ri dhe tё Imzot Franz-Peter Tebartz-van Elst, delegat për Katekezën nё tё njëjtin dikaster.

Në vijën e parё tё frontit

Dokumenti papnor Motu proprio Antiquum ministerium  do të themelojë zyrtarisht shërbesën e katekistit nё Kishё, duke zhvilluar dimensionin ungjillëzues të laikëve që aq shumë e dëshironte Koncili II i Vatikanit. Një rol të cilit, pati thёnё Papa Françesku në videomesazhin e 2018, i takon përgjegjësia e "kumtit të parë". Në një kontekst të "indiferencës fetare - pati nёnvizuar Papa duke u folur katekistëve - fjala juaj do të jetë gjithnjë një kumt i parë, qё arrin në zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve që akoma presin të takojnë Jezu Krishtin".

Dimensioni i bashkësisë

Një shërbim ai i katekistit pёr t’u jetuar me intensitetin e fesё dhe në një dimension komunitar, siç nënvizoi Papa edhe mё 31 janarin e kaluar në audiencë me pjesëmarrësit e takimit promovuar nga Zyra Katekistike e Konferencës Ipeshkёvnore tё Italisë (Cei). “Kjo është koha – pati thёnё Papa – pёr të qenë artizanë të komuniteteve të hapura që dinë t’i rrisin e t’i vlerësojnë talentet e çdonjёrit. Ёshtё koha e komuniteteve misionare, të lira dhe të painteresuara, të cilat nuk kërkojnë nam dhe fitim, por pёrshkojnё shtigjet e njerëzve të kohës sonë, duke u përkulur mbi atё qё ёshtё i mënjanuar".

05 maj 2021, 14:50