Candele Candele

Si Qirinj të ndezur, të dëshmojmë fuqinë e dashurisë

Ashtu si një qiri ndez një tjetër, dhe kështu ndizen me mijëra, kështu edhe një zemër ndez një tjetër dhe kështu ndizen me mijëra zemra. Edhe për ata që nuk besojnë, e Premtja e Madhe simbolizon vdekjen për dashuri, është emblema e të dhuruarit dhe të shpresës, ani pse në pamje të parë mbizotëron urrejtja dhe dhuna. Për këtë arsye Natalia Ginzburg na fton që të mos hiqet kryqi nga vendet publike, sepse nuk është vetëm një simbol i krishterë por një mesazh universal drejtuar viktimave edhe xhelatëve.

R.SH. - Vatikan

Si Qirinj të ndezur, të dëshmojmë fuqinë e dashurisë

Ashtu si një qiri ndez një tjetër, dhe kështu ndizen me mijëra, kështu edhe një zemër ndez një tjetër dhe kështu ndizen me mijëra zemra. Edhe për ata që nuk besojnë, e Premtja e Madhe simbolizon vdekjen për dashuri, është emblema e të dhuruarit dhe të shpresës, ani pse në pamje të parë mbizotëron urrejtja dhe dhuna. Për këtë arsye Natalia Ginzburg na fton që të mos hiqet kryqi nga vendet publike, sepse nuk është vetëm një simbol i krishterë por një mesazh universal drejtuar viktimave edhe xhelatëve. Kësaj here, pikërisht për të vënë në pah forcën rrezatuese të dashurisë, zgjodhëm një shprehje të famshme të shkrimtarit të famshëm rus Tolstoj.

Mjafton një flakë e vogël për të krijuar një lëndinë me një mijë dritëza. Mjafton një shkëndijë për të ndezur një turrë drush. Nëse arrijmë të mbjellim pak dashuri rreth nesh, nuk është e vërtetë se kjo gjë nuk ka rëndësi. Është si mugullimi i një peme që pastaj do të rritet, siç pat thënë Jezusi me shëmbëlltyrën e sinapit. Shpeshherë ajo që e shtrëngon botën në morsën e urrejtjes është dorëzimi, bindja se një gjë e vogël e bërë nga një njeri i vetëm nuk ka kurrfarë vlere.

Thuhet se: të heqësh dorë nga diçka për t’ia dhuruar dikujt që ka uri është e kotë, sepse problemet e mjerimit janë probleme strukturale, të stërmëdha, janë të pakapërcyeshme. E kështu barra i lihet dikujt tjetër, duke krijuar një varg me detyra të pakryera dhe indiferencë, dhe duke lejuar që afaristë, spekulatorë, prodhues armësh të brufullojnë nga çdo anë. Është e mundur të ndezësh me mijëra zemra jo me apele të përgjithshme, por duke filluar nga falja e të afërmit, nga i varfëri, të cilit i dhurojmë diçka, nga fatkeqi që ngushëllojmë. Dashuria – si urrejtja, fatkeqësisht, është e përhapur. Pse mos ta ndezim në mënyrë që të shpërndahet e të përhapet?

Nga Kardinali Gianfranco Ravasi

02 prill 2021, 16:20