Kërko

Mesha e Dritës për kardinalin Cassidy

Sot, 19 prill 2021, personeli i Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit të të krisheterëve kremtoi, në Varrezën teutonike, Meshën për shpirtin e kardinalit Edward Idris Cassidy, Kryetar nderi i Dikasterit.

R.SH. - Vatikan

Sot, më 19 prill 2021, personeli i Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve u mblodh pranë Kishës së Shën Mërisë së Mëshirës, në Varrezën Teutonike, për të kremtuar Meshën për shpirtin e kardinalit Edward Idris Cassidy, Kryetar nderi i Dikasterit.

Kremtimin e kryesoi kardinali Kurt Koch, kryetar aktual i Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve (PCPUC), së bashku me kardinalin Walter Kasper, Kryetar nderi dhe me imzot Brian Farrell, sekretar i të njëjtit këshill.

Kardinali Koch komentoi, në homelinë e mbajtur me këtë rast të dhimbshëm, Psalmin 121 “Zoti do të të ruajë kur hyn e kur del, sot e përgjithmonë e jetës” (Ps. 121,8) dhe lutjen e Krishtit para Mundimeve të Tij (Gjn 17). Citoi, me këtë rast, një fjalim që kardinali Cassidy pati mbajtur në Treviri ku, duke kujtuar tunikën një cope të Krishtit, pohonte me dhimbje se ajo sot “është bërë copë-copë, e ndarë në konfesione dhe emërtime që, në rrjedhë të historisë, shpesh u ndeshën me njëra-tjetrën, në vend që të përpiqeshin për  përmbushur mandatin e Zoti për të qenë një gjë e vetme”.

19 prill 2021, 15:48