Papa Giovanni Paolo II Viaggio apostolico in Albania, 1993-04-25 Papa Giovanni Paolo II Viaggio apostolico in Albania, 1993-04-25

Lutja Papёs Shën Gjon Pali II drejtuar Zojës së Shkodrës

Shën Gjon Pali II : O Zoja e Këshillit të mirë! Ty po ta drejtojmë lutjen e këtij populli, që prej shume kohësh të do dhe të nderon. Ty sot Shqipëria të drejton shpresat dhe mundimet e veta, dëshirat dhe nevojat e veta, lotët e shumtë të derdhur dhe etjen për një të ardhme më të mirë. Drejtoje e Nënë, vështrimin tënd mbi këtë popull, pranoji mendimet bujare, shoqëroje në ecjen e tij drejt një të ardhme me drejtësi, solidaritet dhe paqe.

R.SH. - Vatikan

Lutja që Papa Shën Gjon Pali II ia drejtoi Zojës së Shkodrës, gjatë lutjes mariane të Mbretëreshës Qiellore, nga ballkoni i selisë ipeshkёvnore të Kryedioqezёs së Shkodrës më 25 prill 1993.

Zoja e Këshillit të mirë!

Ty po ta drejtojmë lutjen e këtij populli, që prej shume kohësh të do dhe të nderon. Ty sot Shqipëria të drejton shpresat dhe mundimet e veta, dëshirat dhe nevojat e veta, lotët e shumtë të derdhur dhe etjen për një të ardhme më të mirë. Drejtoje e Nënë, vështrimin tënd mbi këtë popull, pranoji mendimet bujare, shoqëroje në ecjen e tij drejt një të ardhme me drejtësi, solidaritet dhe paqe.

Dhe ju, Vëllezër e Motra shqiptarë, besoni kësaj Nëne. Maria e njeh rrugën e jetës dhe e di mire se çka dëshiron zemra juaj. Ajo nuk ju jep ideologji mashtruese, por Birin e vet Jezusin, Rrugën, të Vërtetën dhe Jetën, në të cilin ndriçon misteri i Zotit dhe i njeriut.

Maria ju mbroftë gjithmonë!

Mbroftë në çdo anë tokën tuaj; të gjithë shqiptaret qe banojnë në Ballkan dhe shqiptarët që janë të shpërndarë nëpër botë.

Ndërhyrja e fuqishme e Marisë të bëjë të fitoje paqja edhe atje ku tashmë prej shume kohësh është ndezur një lufte absurde që po derdh gjak vëllazëror.

Nëna e Këshillit të Mirë, hapi mendjet dhe zemrat, garantoja Shqipërisë dhe gjithë njerëzimit dhuratën e harmonisë dhe të paqes!

O Zoja e Shkodrës Pajtorja e Popullit shqiptar, lutur për ne.

(nga fjala e Papës Gjon Pali II gjatë lutjes mariane të mesditës Mbretëresha Qiellore, Shkodër, 25 prill 1993 )

26 prill 2021, 09:26