Pope Francis receives Saad Hariri Pope Francis receives Saad Hariri

Liban, Papa Kryeministrit: vendi të jetë vatër bashkëjetese e pluralizmi

Papa Françesku priti në audiencë kryeministrin Saad Hariri, ripohoi dëshirën për tё vizituar vendin e kedrave, duke uruar se do të mbetet një vend takimi, bashkëjetese dhe pluralizmi.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku u takua me Kryeministrin e emëruar të Libanit, Saad Hariri, në një audiencë private sot paradite nё Vatikan. Gjatë bisedimeve, Papa ripohoi afërsinë e tij ndaj popullit libanez, i cili po jeton në një kohë me shumë vështirësi e pasiguri - tha drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit Bruni - dhe kujtoi përgjegjësinë qё kanё të gjitha forcave politike për t'u angazhuar urgjentisht për të mirën e kombit.

Duke ripohuar dëshirën e tij për të vizituar vendin sa më shpejt që do e mundësojnë kushtet e përshtatshme, Papa shprehu urimin qё Libani, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, të di tё mishërojë edhe një herë "forcën dhe qëndresën e kedrave, diversitetin që nga brishtёsia shndërrohet në forcën e njё populli tё madh të pajtuar”, me thirrjen qё ka pasur gjithmonё, do tё thotё për të qenë një vend takimi, bashkëjetese dhe pluralizmi.

22 prill 2021, 17:00