2021.03.30 Risurrezione Cristo, sepolcro vuoto, Pasqua 2021.03.30 Risurrezione Cristo, sepolcro vuoto, Pasqua

Kumti i Pashkëve: ngadhënjimi i Zotit të Ngjallur

Të gazmojë toka, rrethuar/me rrezet e ndritshme të Zotit. /Drita e Mbretit të amshuar /e mundi errësirën e botës.../ E ju, o vëllezër të dashur, /nën rrezet e kësaj drite, /mëshirën e Zotit kërkoni. /Dritën e Atij që na thirri, /dhe pse s’e meritojmë, /na zgjodhi t’i shërbejmë, / shkëlqimit të tij të mrekullueshëm, / e brohorisë së përkryer, /të ditës kur Zoti u ngjall!

R.SH. - Vatikan

Kumti i Pashkëve: ngadhënjimi i Zotit të Ngjallur

Të galdojë kori i engjëjve,
të gazmojë bashkënia qiellore;
një himn lavdie ta përshndesë
ngadhënjimin e Zotit të Ngjallur!

Të gazmojë toka, rrethuar
me rrezet e ndritshme të Zotit.
Drita e Mbretit të amshuar
e mundi errësirën e botës.

Kisha Nënë të galdojë
plot dritë nga lumnia e Zotit,
të tundet Tempulli nga tingujt
nga thirrjet e popullit në festë.

E ju, o vëllezër të dashur,
nën rrezet e kësaj drite,
mëshirën e Zotit kërkoni.
Dritën e Atij që na thirri,
dhe pse s’e meritojmë,
na zgjodhi t’i shërbejmë,
shkëlqimit të tij të mrekullueshëm,
e brohorisë së përkryer,
të ditës kur Zoti u ngjall!

Benedikti XVI: Nga Mesha e Natës së Pashkëve 2011.

04 prill 2021, 17:50