Papa Françesku me Nuncin Apostolik nё Shqipëri Imzot Luigi Bonazzi Papa Françesku me Nuncin Apostolik nё Shqipëri Imzot Luigi Bonazzi

Imzot Luigi Bonazzi: besimtarëve nё Shkodёr, ju përcjell përshëndetjen e Papёs

Imzot Luigi Bonazzi: Ju përcjell me gëzim përshëndetjen, afrimitetin dhe konsideratën, e Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, që e ndjejmë shpirtërisht të pranishëm midis nesh që na bekon të gjithëve. E mos tё harrojmё se Virgjëra Mari na hap udhёn drejt Hyjit, Zoja na mëson se si ne tё krishterët duhet t’u bënjmё ballë vështirësive të jetës.

R.SH. - Vatikan

Përshëndetja e Nuncit Apostolik nё Shqipëri Imzot Luigi Bonazzi, gjatё Meshёs solemne tё bashkёkremtuar sot me episkopatin e Kishёs katolike tё Shqipёrisё, nё Shenjtëroren e Zojёs sё Këshillit tё Mirё, nё Shkodёr, me rastin e festёs sё Pajtore Qiellore tё popullit shqiptar.

Imzot Luigi Bonazzi, nё përshëndetjen drejtuar sot besimtarëve tё pranishёm nё Shenjtёroren e Zojёs sё Shkodrёs, pranё Rozafës, pasi u prezantua para popullit tё Zotit si Nunci i ri Apostolik nё Shqipёri, mes tjerash u tha tё pranishmëve: "ju përcjell me gëzim përshëndetjen, afërsinë dhe konsideratën e Atit të Shenjtë, Papёs Françeskut, të cilin e ndjejmë shpirtërisht të pranishëm midis nesh dh bekimin e tij apostolik pёr të gjithë ju. E mos tё harrojmë se Virgjëra Mari na hap udhёn drejt Hyjit, Zoja na mëson se si ne tё krishterët duhet t’u bëjmё ballë vështirësive të jetës".

Përshëndetja e Nuncit Apostolik Imzot Luigi Bonazzi në  festën e Zojës së Këshillit të Mirë  në Shkodër.

Të dashur vëllezër e motra,

Qoftë lëvduar Jezu Krishti

Kam përjetuar me ju shumë thellësisht këtë Meshë të Shenjtë, që na ka bashkuar rreth Pajtores sonë, Nënës së Hyjit e Nënës sonë: Virgjëra Mari, Nëna e Këshillit të Mirë.

Ju përcjell me gëzim përshëndetjen, afërsinë dhe konsideratën, e Atit të Shenjtë Papës Françesku, të cilin e ndjejmë shpirtërisht të pranishëm midis nesh dhe na bekon të gjithëve.

Në këto ditë, ndërsa po përgatitesha për të përjetuar këtë festë, kisha ndërmend një pyetje: “Cila mund të jetë këshilla, ndihma që Zoja e Këshillit të Mirë don të na japë këtë vit?”. Duke lexuar Ungjillin e sotëm që Imzot Frendo na shpjegoi, më është dukur që Zoja po më jepte këtë përgjigje: Dëshiroj t’ju mësoj se si një i krishterë u bën ballë vështirësive të jetës”. Virgjëra Mari në fakt – që është një nënë gjithmonë e  kujdesshme -  ndërsa ishte në dasmën e Kanës, ka vënë re që ishte një problem: ishte mbaruar vera dhe festa rrezikonte të prishej.

Çfarë bën Maria? Maria e din që ajo nuk ka mundësitë për të zgjidhur problemin, por nuk shkurajohet, dhe as nuk kërkon vetëm strategji njerëzore (shumë prej nesh, në vend të saj, do të shkonin e ta kërkonin verën nëpër shtëpitë e fshatit). Por, Maria, shkon drejt tek Jezusi dhe i dëfton problemin që ka ndodhur, të cilin ajo e ka marrë mbi vete: “Nuk kanë më verë” (Gjn 2,3).

Maria na mëson kështu, që të mbështetemi në Zotin dhe Atij t’i besojmë. Kur arrijnë vështirësitë nuk duhet të lejojmë që të pushtohemi nga ankthi. Hapi i parë që duhet bërë është që t’i drejtohemi menjëherë Zotit, duke ruajtur në ne qetësinë plot besim në Provaninë Hyjnore. Për këtë Maria troket me besim tek dera e Jezusit “Nuk kanë më verë”.

E dimë që besimi i qëndrueshëm i Marisë – që nuk shkurajohet përballë një përgjigjeje të Jezusit që në fillim duket negative - në fund shpërblehet: dhe mbi tavolinat e festës shpërndahet verë akoma më e mirë dhe më e bollshme.

 Zoja e Këshillit të Mirë na mëson pra që t’i përballojmë problemet që shpesh na lodhin, hapi i parë që duhet të bëjmë është, që para së gjithash të shkojmë tek Jezusi. Vetëm pasi kemi “qënë” me Të - në lutje, në dëgjimin e Fjalës së Tij e në kremtimin e Sakramentit - do të gjejmë dritën për t’u bërë ballë vështirësive dhe forcën për t’i kapërcyer dhe transformuar në një mundësi ku të bëjmë të mirën.

Të dashur vëllezër e motra, akoma edhe një herë, Zoja e Këshillit të Mirë, na hap rrugën drejt Hyjit. Mund të jemi gjithmonë të besuar ne Të, sepse sikurse na kujton edhe Papa Benedikti XVI: “ky është ngushëllimi ynë i madh. Hyji na paraprin. Ai ka bërë gjithçka. Na ka dhënë paqe, pajtim e dashuri”*.

Shkodër, e hënë 26 prill 2021

*Benedetto XVI, Meditazione in apertura dei lavori dell’XI Assemblea Generale Ordinaria del Sinodo dei Vescovi, dopo la lectio Brevis dell’ora Terza (3 ottobre 2005)

26 prill 2021, 10:01