Giovedì santo, Lavanda dei piedi, Giotto, Cappella Scrovegni, 1304-1306 Giovedì santo, Lavanda dei piedi, Giotto, Cappella Scrovegni, 1304-1306 

O Zot, ti më vë para mjetet e shërbimit

Është e Enjtja e Madhe, o Jezus,/e ti më vë përpara/ bukën e jetёs/…Ti më vë përpara/mjetet e shërbimit: /ibrikun dhe legenin/përparësen dhe peshqirin. /Asgjë më shumë se këto objekte, /të thjeshta e të përvuajtura, /s’më kujtojnë detyrën/ që ti i dorëzon çdo dishepulli.

R.SH. - Vatikan

Është e Enjtja e Madhe, o Zot,
e ti më vë përpara
bukën e verën
që unë të ha e të pi
e të marr pjesë kështu në jetën tënde të ndërprerë,
ofruar për shpëtimin e botës.

Asgjë më shumë se ajo bukë
nuk mund të flasë për Ty,
për gjithçka ke dhuruar:
fjalët, gjestet,
energjitë e kohën,
dashurinë dhe mëshirën tënde.

Asgjë më shumë se ajo verë
s’më kujton se ke derdhur
gjakun për ne në kryq
si një përrua që rigjallëron
njerëzimin mbarë
dhe tokën shndërron.

Është e Enjtja e Madhe, o Zot
E ti më vë përpara
Mjetet e shërbimit:
ibrikun dhe legenin
përparësen dhe peshqirin.

Asgjë më shumë se këto objekte,
të thjeshta e të përvuajtura,
s’më kujtojnë detyrën
që ti i dorëzon çdo dishepulli.

Ti nuk i ofron lavdi,
pushtet, famë, privilegje.
Ti u përule aq
sa u bëre shërbëtor i të gjithëve.

Kush të do me të vërtetë
pranon të ndjekë shembullin tënd,
të përulet para vëllezërve
në detyrat më të përvuajtura.

01 prill 2021, 15:19