Të shikojmë qiellin, e të vëllazërohemi mbi tokë!

Shikojeni qiellin!/Yjet shkëlqejnë/dhe në terrin më të dendur, /për të ndritur shtigjet tona, /shpesh herë të shtrembëra, /errësirat e shpirtit tonë, /shpesh të mjegulluar! /Qielli na tregon rrugën e paqes...

R.SH. - Vatikan

Shiheni qiellin

(Frymëzuar nga fjala e Papës në Ur)

Shiheni qiellin

ku shndrisn mijëra yje.

Qielli ftesën na nis

që të ecim krah për krah

si yjet!

Qielli nis dritën mbi tokën

që shpesh e harron Zotin!

Harron se feja e tradhtuar

është më e madhja blasfemi!

Shikojeni qiellin!

Yjet shkëlqejnë

dhe në terrin më të dendur,

 për të ndritur shtigjet tona,

shpesh herë të shtrembëra,

errësirat e shpirtit tonë,

shpesh herë të mjegulluar!

Qielli na tregon rrugën e paqes.

Na fton

të lundrojmë së bashku në stuhi.

Të ecim dorë për dore

plot shpresë e fe!

Përndryshe përmbi dhe

s’do të ketë kurrë paqe.

Yjet na ftojnë t’i shndërrojmë

shpatat në parmenda,

shtizat në drapërinj,

terrin, në dritë,

luftën në paqe,

urrejtjen në dashuri!

Shikoni yjet,

e do të gëzoni dritën e Zotit,

zërin e Zotit do të dëgjoni!

Shikoni qiellin,

e do të shpresoni

edhe kur shpresa duket e humbur!

Ecni mbi gjurmët e Atit të parë

Abrahamit,

me këmbë mbi tokë

e sy në qiell:

do të gëzoni paqen!

Plagët e së kaluarës do të përthahen,

të ikurit do të rikthehen

në trojet e veta,

nën strehët e veta të lashta.

E lulet do të dalin,

nga plasat e gurëve

e ëndrra e Zotit

për një familje të vetme

do të bëhet zhgjëndërr

nën të njëjtin qiell,

të njëjtat yje

që panë shtegtimin e Abrahamit

e i hapën fiseve

rrugën e Zotit

drejt Tokës së Premtuar!

06 mars 2021, 11:47