Imzot  Arjan Dodaj,  ipeshkvi ndihmës i Tiranё-Durrёsit Imzot Arjan Dodaj, ipeshkvi ndihmës i Tiranё-Durrёsit 

Imzot Arjan Dodaj: tetë vite me Papёn Françesku, nё udhёn e vёllazёrimit e tё pёrdёllimit

Në këtë periudhë, kur i gjithë njerëzimi është i shqetësuar për koronavirusin, Papa Françesku e drejton Kishën drejt shërbimit për më të varfërit, për të moshuarit , për ata që kanë më shumë nevojë; ia beson Zojës sё Bekuar njerëzimin e plagosur e të sëmurët, si edhe lutet për gjithë personelin e shëndetësisë, që po lufton kundër këtij armiku të padukshëm e tinzar tё Covid-19 me tё gjitha variantet dhe tё gjithёve na prin nё udhёn e vёllazёrimit.

R.SH. - Vatikan

Më 13 mars 2013 Jorge Mario Bergoglio zgjidhej Papë dhe merrte emrin Françesk. Nesёr mё 13 mars 2021 mbushen tetë vite në krye të Kishës Katolike Universale, në përpjekjen për ta përforcuar atë nё fe, pёr tё ndihmuar e udhëzuar besimtarët e tё gjitha feve tё ecin nё udhёn e respektit e tё vëllazërimit dhe për t’i dhënë një shtysë gjithë botës, që të kthehet në udhën e Zotit, duke lënë mënjanë indiferentizmin, egoizmin, korrupsionin dhe etjen për para e pushtet.  

E edhe në këtë periudhë, kur i gjithë njerëzimi është i shqetësuar në kulm për koronavirusin, Papa Françesku e drejton Kishën e besimtarët drejt shërbimit për më të varfërit, për të moshuarit e vetmuar, për ata që kanë më shumë nevojë pёr mbёshtetje; ia beson Zojës sё Bekuar njerëzimin e plagosur e të sëmurët, si edhe lutet për gjithë personelin e shëndetësisë, që po lufton kundër këtij armiku të padukshëm e tinzar.

Kudo ku ka shkuar, Papa Bergoglio është përpjekur të promovojë kulturën e takimit vëllazëror, në fushën ekumenike, ndërfetare, shoqërore dhe politike, ose edhe thjesht, në nivelin personal njerëzor. Ka kërkuar bashkim, pa i shuar dallimet, që përbëjnë identitetin e secilit. E kjo u pa qartë edhe gjatё shtegtimit apostolik në Irak nga 5 deri mё 8 marsin e kaluar. Pra, mund tё themi se tiparet e papnisë së Françeskut janё: paqja, shpresa, pёrdёllimi, të varfërit, emigrantët, promovimi i kulturës së takimit në fushën shoqërore dhe politike, nё fushёn ekumenike, ndërfetare përmes dialogut e takimit vëllazëror.

Me rastin e 8-tё vjetorit tё zgjedhjes sё Papës Françeskut tё dëgjojmë dëshminë e ipeshkvit ndihmës tё Tiranё-Durrёsit, imzot Arjan Dodaj, i cili nё mikrofonin e redaksisë shqip tё Radio Vatikanit Vatican-News kujton çastin ku nё Sheshin e Shёn Pjetrit u shpall njoftimi ‘Habemus Papam’, ta dëgjojmë imzot Arjan Dodaj...

Me rastin e 8-tё vjetorit tё zgjedhjes sё Papës Françeskut tё dëgjojmë dëshminë e ipeshkvit ndihmës tё Tiranё-Durrёsit, imzot Arjan Dodaj
12 mars 2021, 11:46