Trasfigurazione Trasfigurazione 

Shenjtorët e Javës 28 shkurt - 7 mars

E diel 28 shkurt, Kisha kremton të dielën e 2-të të kohës së Kreshmëve e po sot më 28 shkurt, kalendari përkujton Shën Osvaldin; Shën Hilarin, papë e Shën Romanin, abat. Pjesa e Ungjillit nga Marku, na kujton një moment teje të veçantë të jetës së Jezusit, shndërrimin e tij. Kjo ngjarje e ndriçon udhën krezhmore: pendesa e agjërimi që praktikojmë, kanë si qëllim ta shndërrojnë jetën tonë sipas shembullit të Jezusit.

R.SH. - Vatikan

E diel 28 shkurt, Kisha kremton të dielën e 2-të të kohës së Kreshmëve e, po sot më 28 shkurt, kalendari përkujton Shën Osvaldin; Shën Hilarin, papë e Shën Romanin, abat. Fjala e Zotit, në mënyrë të veçantë pjesa e Ungjillit nga Marku, na kujton një moment teje të veçantë të jetës së Jezusit, shndërrimin e tij. Kjo ngjarje e ndriçon udhën krezhmore: pendesa e agjërimi që praktikojmë, kanë si qëllim ta shndërrojnë jetën tonë sipas shembullit të Jezusit.

Të hënën me 1 mars, kalendari Kishtar do të përkujton Shën Feliçin, papë dhe shën Albinin, ipeshkëv i Anzhé. Liturgjia e ditës  na kujton jehonën e fuqishme të britmes së mëkatarit të penduar drejtuar Zotit: “Dëgjoje, o Zot, të varfrin që të lutet!”.

Të martën me 2 mars,  përkujtohet Shën Angjela e Kryqit, virgjër.: “Na fal o Zot, e ne do të jetojmë”. Liturgjia e ditës na kujton se shijimi i të mirave të kësaj bote jo vetëm që nuk na i siguron të mirat e jetës së amshuar, por përkundrazi, na rrezikon t’i humbasim. Fati në jetën tjetër varet nga mënyra e përdorimit të të mirave të kësaj bote.

Të mërkurën me 3 mars, sipas kalendarit liturgjik do të përkujtohet Shën Kunegonda, bashkëshorte e Enrikut II perandor. Liturgjia e ditës na kujton se vërtetë i lum është vetëm njeriu që i qëndron besnik ligjit të Zotit.

Të enjten më 4 mars, kalendari kishtar përkujton shën Kazimirin, pajtor i Lituanisë. Liturgjia e ditës na fton të meditojmë mbi rolin e fesë e të lutjes, si mjetet më të sigurta për të ngadhënjyer mbi Djallin dhe mbi pasojat e mbrapshta të tundimeve që vijnë prej tij.

Të premten më 5 mars, kalendari kishtar përkujton hën Luçion I Papë, Shën Adrianin martir dhe Shën Gjonin e kryqit, meshtar françeskan. Liturgjia e ditës na kujtojnë se dashuria e mëshira shkojnë krah për krah. Në se nuk e kuptojmë këtë, jo vetëm që nuk mund ta quajmë veten bij të Hyjit, por rrezikohemi të meritojmë dënimin e përjetshëm. Prej këndej, të lutemi me Psalmistin: “Na fal, o Zot, në mëshirën tënde!”.

 të shtunën e ardhshme më 6 mars, kalendari kishtar përkujton Shën Rozën nga Viterbo, virgjër françeskane dhe Shën Koletës Boilč, themeluese e klariseve të varfra. Liturgjia e ditës na kujton sa i madh është ndryshimi ndërmjet saj që themi e asaj që bëjmë. Duke pasur për model Atin qiellor e për mësues Krishtin, të mos harrojmë kurrë se duhet të sillemi si shërbëtori para zotërisë e si nxënësi para mësuesit.
 
Të dielën që vjen më 7 mars, Kisha do të kremtojë të dielën e 3-të të kohës së Krezhmëve e po këtë ditë, kalendari kishtar përkujton shenjtoret Perpetua e Feliçita, martire. Liturgjia e ditës na kujton se mbretëria e Hyjit ndryshon krejtësisht nga mbretëritë e kësaj bote. Kush dëshiron të hyjë në të, duhet të ecë në udhën e shërbimit e të pijë kelkun e mundimeve.

28 shkurt 2021, 09:08