Marrëdhëniet diplomatike të Selisë së Shenjtë me 183 Shtete

Janё 183 Shtetet që aktualisht kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Këtyre u duhet shtuar Bashkimi Evropian dhe Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës. Kancelaritë e ambasadave të vendosura në Romë, përfshirë ato të Bashkimit Evropian e tё Urdhrit Ushtarak Sovran të Maltës, janë 88. Nё Romё kanё zyrat Lidhja e Shteteve Arabe, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

R.SH. - Vatikan

Gjatё  vitit 2020, më 12 tetor, u nënshkrua Marrëveshja e shtatë Shtesë ndёrmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Austrisë mbi Konventën e rregullimit tё marrëdhënieve pronësore, të 23 qershorit 1960.

Më tej, u ratifikuan marrëveshjet e mëposhtme: më 17 janar, Marrëveshja Kuadër ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Demokratike të Kongos, nënshkruar më 20 maj 2016 dhe më 7 shtator, Marrëveshja mbi Statutin Ligjor të Kishës Katolike në Burkina Faso, nënshkruar më 12 korrik 2019.

Më 17 qershor, Selia e Shenjtë ratifikoi, në emër dhe për llogari të Shtet Qytetit të Vatikanit, Amendamentin e Kigalit - Amendament i Protokollit të Montrealit për substancat që shterojnë shtresën e ozonit, së cilës iu bashkua më 5 maj 2008.

Së fundi, në 22 tetor Selia e Shenjtë dhe Republika Popullore e Kinës ranë dakord të zgjasin, për dy vjet të tjerë, vlefshmërinë e marrëveshjes së përkohshme mbi emërimin e ipeshkvijve në Kinë, nënshkruar në Pekin në 2018.

08 shkurt 2021, 16:22