2021.01.20 Il cardinale Leonardo Sandri, prefetto della Congregazione per le Chiese Orientali, e p. Gabriel Buboi,, rettore del Collegio Pio Romeno 2021.01.20 Il cardinale Leonardo Sandri, prefetto della Congregazione per le Chiese Orientali, e p. Gabriel Buboi,, rettore del Collegio Pio Romeno 

Kishat Lindore: kard. Sandri përkujtoi viktimat e totalitarizmit dhe komunizmit në Bullgari

"Totalitarizmi tërbohej kundër dinjitetit të pacenueshëm të njeriut dhe dëshirës më të thellë të zemrës së tij, asaj të lirisë, duke u përpjekur ta shtypte e mbyte me një ideologji që përpiqej të eleminonte Zotin pёr ta zëvendësuar me sistemin e vet të mendimit e tё veprimit": me këto fjalë kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës sё Vatikanit për Kishat Orientale, kujtoi të gjitha viktimat e totalitarizmit dhe komunizmit në Bullgari, dje,në bazilikën Romake të San Bartolomeut.

R.SH. - Vatikan

"Totalitarizmi tërbohej kundër dinjitetit të pacenueshëm të njeriut dhe dëshirës më të thellë të zemrës së tij, asaj të lirisë, duke u përpjekur ta shtypte e mbyte me një ideologji që përpiqej të eleminonte Zotin pёr ta zëvendësuar me sistemin e vet të mendimit e tё veprimit": me këto fjalë kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës sё Vatikanit për Kishat Orientale, kujtoi të gjitha viktimat e totalitarizmit dhe komunizmit në Bullgari duke kremtuar dje, në bazilikën Romake të San Bartolomeut, e cila i kushtohet martirёve tё XX shekull, në ditën e dhjetë të "Njohjes dhe respektit tё viktimave të totalitarizmit dhe në veçanti të regjimit komunist".

Prefekti i Kongregatës sё Vatikanit për Kishat Orientale  kujtoi sakrificën e ipeshkvit pasionist të Nikopolit, imzot Eugenio Bossilkov, tё pushkatuar me sivëllezër të tjerë rregulltarё në burg më 1952. "Me martirizimin e tyre", viktimat e totalitarizmit dhe në veçanti të regjimit komunist, tha kardinali Sandri "kanё dëshmuar se katolikët, bizantinët dhe latinët, sot si atëherë, janë dhe duan vërtet të jenë bijtё  të Bullgarisë, qytetarë shembullorë që kontribuojnë në rritjen e saj dhe për të mirën e përbashkët, përkrah vëllezërve të Kishës Ortodokse, myslimanëve, hebrenjve dhe burrave d grave vullnet mirë ”. "Vlera e jetës së tyre - shtoi kardinali Sandri - nuk është anuluar  a fshij nga dhuna që i goditi ata, përkundrazi ajo shkëlqeu edhe më lart si yjet në qiell: një dritë që nuk është krenare, por që gëzon që ndahet sёbashku".

Nisma, e cila u promovua nga Ambasada e Bullgarisë pranë Selisë sё Shenjtë, u zhvillua në lidhje streaming me vendin e vizituar nga Papa Françesku në maj tё vitit 2019. Nga dita e djeshme, reliket e martirit të Lum Eugenio Bossilkov do të ruhen gjithashtu edhe në bazilikën e Shёn Bartolomeut, nё Romё, pranë relikeve të tre martirëve të tjerë të Lumё Bullgarë, tre Etër Asuncionist Pavel Dzidzov, Kamen Vichev dhe Josafat Scisckov.

02 shkurt 2021, 10:26