Kërko

Vatican News
Vangelo della  domenica - la vocazione Vangelo della domenica - la vocazione 

Shenjtorët javës mё 17 – 24 janar

Më 17 janar, Kisha katolike kremton të Dielën e 2-të të kohës së zakonshme gjatë vitit liturgjik kishtar. Gjithnjë më 17 janar, kalendari kishtar përkujton shën Antonin, abat e oshёnar dhe shën Marçelin ipeshkëv. Po më 17 janar bie edhe Dita për thellimin e zhvillimin e dialogut ndërmjet katolikëve dhe hebrenjve.

R.SH. - Vatikan

E diel më 17 janar, Kisha katolike kremton të Dielën e 2-të të kohës gjatë vitit liturgjik kishtar.  Gjithnjë më 17 janar, kalendari kishtar përkujton shën Antonin, abat e  oshёnar dhe shën Marçelin ipeshkëv. Po më 17 janar bie edhe Dita për thellimin e zhvillimin e dialogut ndërmjet katolikëve dhe hebrenjve.

Në Ungjillin e kёsaj sё diele, ndjekim Jezusin në çastet kur u bën thirrje dishepujve të parë për të ecur në gjurmët e tij; ndërsa në Leximin e parë, dëgjojmë thirrjen e Samuelit profet. Në të dy leximet, vihet theksi mbi figurën e ndërmjetësuesit, që i ndihmon njerëzit e thirrur ta njohin zërin e Zotit e ta ndjekin. Në rastin e Samuelit, këtë rol e luan Heliu, prifti i tempullit të Silo-s. Ndërsa në rastin e dishepujve të Jezusit, figura ndërmjetësuese është Gjon Pagëzuesi.

Shën Antoni, Abat ishte pranë të gjithë njerëzve që atij i drejtoheshin, çdo personi i jepte këshilla për t’u përsosur shpirtërisht, e për të qenë përherë i bashkuar me Zotin. Ai ngushëllonte të mjerët, shëronte të sëmurët, mësonte vëllezërit në fushën shpirtërore. 

Të hënën më 18 janar, kalendari përkujton shën Priskën, themeluese e kishës romake me të njëjtin emër në Aventin e Shën Margaritёn e Hungarisë. Kujtojmё se mё 18 janar fillon edhe Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve 2021, që do të vijojë deri më 25 janarin e ardhshëm. Tema e zgjedhur sivjet me këtë rast ёshtё nga Ungjilli i Gjonit (15, 1-17) “Rrini në dashurinë time: do të jepni shumë fryte”. Kisha na fton të gjithëve të lutemi e të punojmë për këtë qëllim.
 
Të martën me 19 janar  kalendari përkujton shën Gjermanikun, martir i Filadelfias, shën Gjonin, ipeshkëv i Ravenës, shenjtorët Marion, Martën, Audifacin e Abakun, martirë.
 
Të mërkurën me 20 janar, kalendari përkujton shën Fabianin, papë e martir dhe shën Sebastianin, martir.
 
Të enjten me 21 janar, kalendari përkujton festën e Shën Anjezës, virgjër e martire.
 
Të premten më 22 janar, kalendari përkujton shën Vinçenc Palotin, meshtar, themelues i Shoqërisë së Apostullimit Katolik, shën Vinçencin, diakon spanjoll e martir  dhe shën Anastasin, murg e martir.
 
Të shtunën me 23 janar, kalendari përkujton shën Emerencianen, martire romake e shën Hildefonsin, ipeshkëv i Toledos.
 
Të dielën e ardhshme me 24 janar, bie e diela e 3-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 24 janar bie edhe përkujtimi i shën Françeskut të Sales, ipeshkëv i Gjenevës e doktor i Kishës, themelues i Urdhrit të Vizitacionit, pajtor qiellor i shtypit katolik.

 

17 janar 2021, 09:53