Kryeipeshkvi metropolit i Minsk-Mohiliev, imzot Tadeusz Kondrusiewicz Kryeipeshkvi metropolit i Minsk-Mohiliev, imzot Tadeusz Kondrusiewicz 

Pranohet dorëheqja e Kondrusiewicz, Minsku nuk ka administrator apostolik

Lajmi e jep Buletini i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. Në krye të dioqezës do të jetë ipeshkvi-ndihmës i dioqezës së Pinsk.

R. SH. - Vatikan

Papa pranoi kërkesën e dorëheqjes për shkak të arritjes së moshës të pensionit, paraqitur nga kryeipeshkvi i Minskut. Lajmi jepet nga buletini i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, që njofton edhe se  në krye  të diqezës së kryeqyteit të Belarus, emërohet një administrator i ri apostolik.

“Ati i Shenjtë - lexohet në komunikatë - e pranoi kërkesën për dorëheqje nga qeverisja baritore, paraqitur nga Shkëlqesia e tij Tadeusz Kondrusiewicz, kryeipeshkëv metropolit i Minsk-Mohiliev, në përkim me  nenin 401§1, CIC e njëkohësisht emëroi administator apostolik të selisë vakante metropolitane, Shkëlqesinë e Tij Kazimierz Wielikosielec, O.P. ipeshkëv titullar i Blandës e ndihmës i Dioqezës së Pinsk”.

Siç kujtohet, në fund të gushtit 2002 qeveria e ndaloi ipeshkvin Kundrusiewicz të kthehet në atdhe, pas një shtegtimi në Poloni. Më 22 dhjetorin e kaluar nunci apostolik në Belarus, Ante Joziç  njoftoi se “kishte marrë nga organet shtetërore kompetente” njoftimin, sipas të cilit kryeipeshkvi i Minskut “nuk kishte më pengesa për t’u rikthyer në Republikën e Belarus”. Kondrusiewicz mundi, kështu, të rikthehet në dioqezë e ta kremtojë Krishtlindjen me besimtarët.

04 janar 2021, 14:04