Muzetë e Vatikanit Muzetë e Vatikanit 

Muzetë e Vatikanit rihapen nga 1 shkurti

Muzetë e Vatikanit rihapen për publikun duke nisur nga 1 shkurti

R. SH. - Vatikan

“Lajmi është zyrtar: Muzetë e Vatikanit do t’i hapin përsëri portat për publikun duke nisur nga e hëna, 1 shkurt.” Galeritë Papnore e vërtetojnë  me një një postim në Instagram, lajmin e shumëpritur, dhënë më 14 janar në Vatican News, nga drejtoresha, Barbara Jatta.

Muzetë e Vatikanit, drejt hapjes

“Pas 88 ditësh mbylljeje - lexohet në postimin e përhapur mbrëmë - duke nisur nga e hëna, 1 shkurt 2021, më në fund dashamirët e artit do të mund të kthehen për të vizituar Koleksionet vatikanase çdo ditë, nga e hëna -  deri të shtunën, duke nisur nga ora 8.30 e deri në orën 18.30, me hyrjen e fundit në orën 16.30”. Prenotimi është i detyrueshëm e mund të bëhet drejtpërdrejt nga kanali i internetit Musei Vaticani.

30 janar 2021, 10:49