Natale di Gesù Natale di Gesù 

Me Ty, o Zot, do të ecim çdo ditë

Me Ty, o Zot, do të ecim çdo ditë/Ja, Viti i Ri/shtigje të reja na hap përpara, /e ecim, pa ditur ku shkojmë, /e presim plot shpresë/ditët e reja...

R.SH. - Vatikan

Me Ty, o Zot, do të ecim çdo ditë

Ja, Viti i Ri

shtigje të reja na hap përpara,

e ecim, pa ditur ku shkojmë,

e presim plot shpresë

ditët e reja.

 

Ç’na pret këtë vit, o Zot?

si do t’i prijmë

karavanit të gjatë të ditëve

e të netëve?

Ç’do të na dhurojnë

e sidomos

çfarë kanë ndër mend të na mohojnë?

 

Veç Ti e di, o Zot,

prandaj na fol, e zemrat do t’i hapim

për të pritur Fjalën tënde,

si pritet drita në terr

e zjarri në vatër të fikun.

 

Na fol, sidomos,

në të ftohtë e nëpër natë,

që shtigjeve të këtij viti të vështirë

të ecim me kujdes,

për të parë në shenjat

që Ti na kumton,

për të shkelur mbi gjurmët e Tua:

për të gjetur shenjat e shpresës sate,

të mirësisë, të paqes, të dashurisë.

E drita jote të na ndrisë,

kur të bëhet natë.

 

Me ty, o Zot, do të ecim përsëri,

deri te drita e ditës së re,

e Vitit tjetër të Ri.

01 janar 2021, 09:24