2018.02.14 Papa Francesco Chiesa di Sant'Anselmo all'Aventino:  Stazione quaresimale e processione 2018.02.14 Papa Francesco Chiesa di Sant'Anselmo all'Aventino: Stazione quaresimale e processione 

Kremtimet qё kryesohen nga Papa Françesku në janar e shkurt

U bё i njohur sot kalendari i kremtimeve liturgjike që kryesohen nga Papa Françesku në muajt janar e shkurt 2021. Përveç dy Meshёve të kryesuara në Shën Pjetër, më 25 janar Papa do të shkojë në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, nё Romё, për lutjen e Mbrëmësores së Dytë dhe mbylljen e Javës së Lutjes për Bashkimin e Krishterëve.

R.SH. - Vatikan

U bё i njohur sot kalendari i kremtimeve liturgjike që kryesohen nga Papa Françesku në muajt janar e shkurt 2021. Përveç dy Meshёve të kryesuara në Shën Pjetër, më 25 janar Papa do të shkojë në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, nё Romё, për lutjen e Mbrëmësores së Dytë dhe mbylljen e Javës së Lutjes për Bashkimin e Krishterëve

Mjeshtri i kremtimeve liturgjike papnore, Imzot Guido Marini, bёri tё njohur sot ​​kalendarin e ngjarjeve të kryesohen nga Papa Françesku për muajin janar dhe shkurt, duke filluar nga 24 janari ardhshëm.

Të Dielën e Tretë të Kohës sё Zakonshme a Gjatё Vitit kishtar - e diela e cila, sipas asaj që është shpallur në Letrën Apostolike Aperuit Illis të vitit 2019, i kushtohet reflektimit dhe përhapjes së Fjalës së Zotit – Papa Françesku do të kryesojë Meshën në Shën Pjetër nё Vatikan në orën 10. Në ditë mё vonё, të hënën mё 25 janar, me rastin e solemnitetit të Konvertimit të Shën Palit dhe në fund të Javës së 54-të të Lutjes për Bashkimin e Krishterëve, Papa do të kremtojë, në orën 17.30, Mbrëmësoren e Dytë, në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve, qё tradicionalisht i kushtohet ngjarjeve në karakter ekumenik.

Në muajin shkurt kalendari shёnon vetёm datё për kremtimet e Papës: tё martёn mё 2 shkurt, nё festёn e Paraqitjes së Zotit, dhe nё Ditёn e 25-të Botërore tё Jetës së Kushtuar, Papa do të kryesojë Meshën në ora 17.30 në Bazilikën e Vatikanit me anëtarët e Instituteve të Jetës së Kushtuar, Jetёs Rregulltare dhe Shoqërisё sё Jetës Apostolike.

12 janar 2021, 15:53