2020.02.10 52esimo Anniversario Comunità di sant'Egidio - Messa Parolin 2020.02.10 52esimo Anniversario Comunità di sant'Egidio - Messa Parolin 

Kardinali Parolin në Kamerun: shenjë e vëmendjes së Papës për Afrikën

Sekretari i Shtetit të Vatikanit nisi vizitën në Kamerun. Do të jetë në vendin afrikan që sot e deri më 3 shkurt. Ndërmjet takimeve, kujtojmë atë me autoritetet, Meshën në Katedralen e Bamendës, ku do t’i vërë palion kryeipeshkvit Fuanya dhe do të vizitojë Foyer de Esperance, në Yaoundé.

R. SH. - Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin është sot, 28 janar, në Kamerun, ku do të qëndrojë deri më 3 shkurtin  ardhshëm. Shoqërohet nga imzot Ivan Santus, zyrtar i Seksionit të Sekretarisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Shtetet.

Shtegtimi ka për qëllim të tregojë edhe një herë, e në rrethanat e emergjencës shëndetësore të krijuara nga Koronavirusi, vëmendjen e Kishës e të Atit të Shenjtë për Kontinentin afrikan, tokë plot me humanizëm, por edhe me vuajtje. Vizita synon të jetë edhe shenjë konkrete e “angazhimit të përbashkët, solidar e pjesëmarrës”, për të mbrojtur e për të promovuar dinjitetin e të mirën e të gjithëve si dhe për t’u interesuar, për pajtimin, shërimin, respektimin e mirëpritjen në vend, ashtu siç bëri Papa në mesazhin për Ditën e 54-t Botërore të Paqes të 1 janarit 2021, titulluar “Kultura e kujdesit si udhë e paqes”.

Parashikohen takime me autoritetet e vendit. Ndërmjet takimeve të ndryshme fetare, kujtojmë kremtimin e Meshës në katedralen e Bamendës dhe vendosjen e palios mbi supet e kryeipeshkvit të kësaj dioqeze, imzot Andrew Nkea Fuanya. Sekretari i Shtetit të Vatikanit do të vizitojë, më pas, edhe Foyer de l’Esperance (Vatrën e Shpresës”), një qendër e themeluar  40 vjet më parë nga jezuiti, atë Yves Lescanne, për të ndihmuar të rinjtë e rrugës e të burgut.

28 janar 2021, 10:30