Vincenzo Buonomo Vincenzo Buonomo 

Buonomo, kryetar i Komisionit disiplinor të Kuries

Papa emëroi rektorin e Lateranenses, në krye të strukturës së kryesuar nga imzot Corbellini që nga viti 2010, deri në fund të jetës, më 2019.

R. SH. - Vatikan

Françesku riorganizon kryesinë dhe kuadrot e Komisionit Disiplinor të Kuries Romake, ku vendi i kreut pati mbetur vakant me vdekjen e imzot Giorgio Corbellini-t, në nëntor 2019.

Papa thirri në detyrën e kryetarit, rektorin e Universitetit Papnor Lateranens, Vincenzo Buonomo. Caktoi edhe anëtarët e rinj, që do të punojnë përkrah tij. Janë  Alejandro W. Bunge, kryetar i Zyrës së Punës  të Selisë Apostolike dhe Maximino Caballero Ledo, sekretar i përgjithshëm  i Sekretarisë për Ekonominë.

Kujtojmë se Komisioni Disiplinor është organ që vendos mbi respektimin e ligjshmërisë në rastin e dënimit - pezullimit, shkarkimit ose pushimit nga puna - dhënë një nëpunësi të njërës nga entet e Kuries romake.

08 janar 2021, 14:04