2018.12.19 Natale Natività Gesù Bambino Adorazione dei pastori 2018.12.19 Natale Natività Gesù Bambino Adorazione dei pastori

Për shumë vjet Krishtlindjen

Për shumë Mot Krishtlindjen! Shëlbuesi ynë lindi: të gëzohemi! Nuk ka vend për trishtim ditën në të cilën lind jeta, një jetë që e shkatërron frikën e vdekjes dhe dhuron gëzimin e premtimeve të amshuara. Askush nuk është i përjashtuar prej kësaj lumturie: shkaku i gëzimit është i përbashkët për të gjithë, sepse Zoti ynë, ngadhënjyes mbi mëkatin dhe mbi vdekjen pasi nuk gjeti askënd të lirë prej fajit, erdhi për lirimin e shpëtimin e të gjithëve.

R.SH. - Vatikan

Për shumë Mot Krishtlindjen!

Shëlbuesi ynë lindi: të gëzohemi! Nuk ka vend për trishtim ditën në të cilën lind jeta, një jetë që e shkatërron frikën e vdekjes dhe dhuron gëzimin e premtimeve të amshuara.

Askush nuk është i përjashtuar prej kësaj lumturie: shkaku i gëzimit është i përbashkët për të gjithë, sepse Zoti ynë, ngadhënjyes mbi mëkatin dhe mbi vdekjen pasi nuk gjeti askënd të lirë prej fajit, erdhi për lirimin e shpëtimin e të gjithëve.

Prandaj zgjohu e gëzohu, o njeri: për ty Hyji u bë njeri! Le të galdojë shenjti, pse në Jezusin Foshnje e ka shpërblimin;

le të gëzojë mëkatari, pse në Jezusin Foshnje i dhurohet falja e pajtimi;

le të marrë guxim pagani, i patenzoni, pse në Jezusin Foshnje është i thirrur të marrë pjesë në Jetë;

Edhe pse në botë ende shumë njerëz nuk e njohin, Zoti është;

Edhe pse shumë njerëz ende nuk e pranojnë në zemra të veta, Zoti vjen;

Edhe pse në shumë zemra njerëzish vend për Të nuk ka nga egoizmi e urrejtja, Zoti lind;

Po! Zoti lind për të na shpëtuar nga e keqja, nga errësira e vdekja;

Po! Zoti lind për të na mësuar dashurinë e për të na treguar udhën e Jetës!

25 dhjetor 2020, 12:06