Kardinali Pietro Parolin Kardinali Pietro Parolin

Parolin në spitalin Gemelli për një operacion të programuar

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, do të operohet për hipertrofi të prostatës. Shtrimi në spital do të zgjasë vetëm pak ditë

R.SH. - Vatikan

Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, u shtrua mbrëmë në Poliklinikën Gemelli, në Romë. Njoftimi u dha nga drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Kardinali, pohoi Bruni, “është shtruar në Poliklinikën Agostino Gemelli për t’iu nënshtruar një operacioni të planifikuar për hipertrofinë e prostatës. Pritet që, brenda pak ditësh, të jetë në gjendje të largohet nga spitali dhe gradualisht të rifillojë punën”.

09 dhjetor 2020, 10:49