Shpirti Shenjt në Bazilikën e Shën Pjetrit Shpirti Shenjt në Bazilikën e Shën Pjetrit 

Mesha e Krishtlindjes në Shën Pjetër, zhvillimi i kremtimit

Gjatë takimit të shkurtër tradicional, mbajtur në Sallën Marconi të Radio Vatikanit, kryesisht me punonjësit e mediave radio-televizive, u dhanë njoftimet mbi kremtimet e Krishtlindjes, shoqëruar sivjet - ashtu si për Pashkë - me masat për t’u ruajtur nga pandemia.

R. Sh. - Vatikan

Kremtimi i Meshës sonte e Mesazhi Urbi et Orbi, nesër. Këto ishin dy ngjarjet e mëdha, në qendër të takimit të shkurtër në prag të Krishtlindjes,  mbajtur në streaming nga Salla Marconi e Pallatit Pio, në rrethana krejt të pazakonta, për shkak të pandemisë. Mesha e Natës do të kremtohet nga Papa Françesku në Bazilikën e Vatikanit, në Altarin e Katedrës, në praninë e rreth njëqind personave. Do të fillojë në orën 19.30.

Ndërsa bekimin Urbi et Orbi - Romës e Botës, Ditën e Krishtlindjes, në mesditë, Papa do ta japë nga Salla e Bekimeve, ku pak ditë më parë u mbajt audienca me Kurien Romake për urimet e Krishtlindjes.

Mesha e Krishtlindjes dhe Urbi et Orbi: streaming në Gjuhën e Shenjave

Përsa i takon Meshës së sontme, për t’u shënuar - në çastin e shugurimit – dy kardinaj do t’i afrohen altarit për ta asistuar Atin e Shenjtë, por do të zënë vend  anash, jo përbri Papës, për të respektuar normat e distancimit. Në përfundim të kremtimit, Papa do të rikthehet tek shtatorja e Krishtit Fëmijë, zbuluar në krye të Meshës, pas këngës së  Kalendës. Pas një akti nderimi, do të rikthehet në Sakresti.

Mesazhi i Krishtlindjes dhe Bekimi Orbi et Orbi do të jepen nesër, në Sallën e Bekimeve.

Mesha e Krishtlindjes dhe Urbi et Orbi, në streaming në Gjuhën e Shenjave.

24 dhjetor 2020, 16:29