Krishtlindje: Mesazhi Urbi et Orbi, Romës e Botës, nga Salla e Bekimeve
R. SH. - Vatikan
Pandemia ndikon mbi jetën e mbarë njerëzimit e edhe mbi oraret e kremtimeve për festat e afërme, duke modifikuar ceremonitë e vendet, ku do të kremtohen.
Në një notë të Sallës vatikanase të Shtypit komunikohet se “duke pasur parasysh masat e reja parandaluese, marrë për t’i prerë rrugën përhapjes së Covid 19, do të ketë disa ndryshime. Sipas njoftimit të Prefekturës së Shtëpisë Papnore, më 25 dhjetorin e ardhshëm, Solemniteti i Lindjes së Zotit, Papa Françesku do ta shqiptojë Mesazhin e Krishtlindjes e do të japë bekimin “Urbi et Orbi” nga Salla e Bekimeve e Pallatit Apostolik të Vatikanit”.
Nota përfundon duke saktësuar se në ditët 26 dhe 27 dhjetor 2020 e më 1,3 e 6 janar 2021, lutja e Engjëllit do t’u drejtohet besimtarëve nga Biblioteka.