Kardinali Pietro Parolin Kardinali Pietro Parolin

Kardinali Parolin kthehet në Vatikan pas shtrimit në spital

Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, njoftoi se Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, do të rifillojë së shpejti punën

R.SH. - Vatikan

Një qëndrim njëjavor në Poliklinikën Gemelli, i cili përfundoi dje. Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, u konfirmoi gazetarëve se kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, “doli nga spitali” dhe u kthye në Vatikan, “ku do të rifillojë punën”.

Po Matteo Bruni pati njoftuar edhe shtrimin në spital të kardinalit, më 8 dhjetor, për një operacion të planifikuar prej kohësh, që zgjidhi problemin e hipertrofisë së prostatës. “Pritet që brenda pak ditësh ai të dalë nga spitali dhe gradualisht të rifillojë punën”, pati thënë drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit me atë rast.

15 dhjetor 2020, 15:39