Jezuiti At Ignacio Arregui Jezuiti At Ignacio Arregui 

Jezuiti që solli në Radion e Papës lajmet ndërkombëtare

Jezuiti At Ignacio Arregui, 89 vjeç, pionier i radios dhe i gazetarisë në gjuhën baske, ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë, në Loyolёn e tij, nё Spanjë. Në 20 vitet që kaloi në Radio Vatikan, kontribuoi në hapjen e lajmeve nga bota pranё kronikave kushtuar veprimtarive papnore.

R.SH. - Vatikan

Ndryshimi ndodhi në prill tё vitit 1986. Më 15 të muajit tё atij viti, raketat amerikane bombarduan Tripolin e Bengazin, konfrontimi midis Presidentit Reagan e kolonelit Gaddafi arrin kulmin. Për SHBA-sё, sulmi ndaj Libisë është operacioni "El Dorado Canyon", për Radion Vatikanin fillimi i një epoke mediatike. Deri në atë moment e për 30 vjet, Radiogiornale  - ditari i lajmeve radiofonike i orës 14.00 nё gjuhёn italiane, programi mё i vjetёr i Radio Vatikanit – i qe kushtuar kryesisht informacionit mbi veprimtarinë e Papëve. Tё shkruash e tё transmetosh  përmbledhjen e një audience tё përgjithshme papnore, tё njoftosh pёr takimet në Vatikan, kjo është detyra kryesore e redaktorëve që punojnë nё selinё e Radio Vatikanit nё Palazzo Pio.

Në të njëjtën periudhë e në të njëjtën seli tё Radio Vatikanit, nё Piazza Pia, posa kishte ardhur një jezuit bask, me njё punë e eksperiencë gazetarie njëzet vjeçare, pesëmbëdhjetë prej të cilave në Radio Popular Loyola, ku filloi si redaktor në vitet 1966 për ta drejtuar pastaj në vitet 1978 , dy ditë pas zgjedhjes së Gjon Palit II,  mё 16 tetor të vitit 1978. Anёtar i gazetarëve spanjollë, rregulltari jezuit njeh nga afёr edhe drejtimin e televizionit, nga viti 1982 e deri në 1985 ishte administrator dhe drejtor i Eusko Irratia Radiodiffusion Vasca, qё do të bëhet radio publike baske. Shkurtimisht, jezuiti At Ignacio Arregui është një  "profesionist" i informacionit.

Lajmet rreth botës

Dhe eksperiencёn e tij si profesionist i gazetarisë jezuiti - me origjinë nga Oñati ku lindi në vitin 1931 - e sjell në selinё e Radios së Papës, duke ndihmuar në zgjerimin e horizonteve të saj. Gjithnjё nё pёrkim me rolin dhe traditën e buletinit kryesor tё lajmeve të Radio Vatikanit, në marrëveshje me drejtorinё, at Arregui u kërkoi kolegëve të tij  tё redaksisё italiane tё Radio Vatikanit ‘Radiogiornale ‘që në lajmet e radios nё atё kohё krize nё Afrikën e Veriut të ndiqnin reagimin e Libisë kundër Lampedusёs, ndërmjetësimin e vështirë të OKB-sё. Në thelb, falë impulsit të jezuitit bask, merr formën një version i ri i gazetarisë pranë Radio Vatikanit, në të cilën kronika papnore dhe breaking news  fillojnë të bashkëjetojnë. Ndryshimi bëhet pothuajse shpёrthyese kur më 25 prill për herë të parë lajmet e Vatikanit nuk fillojnë me aktivitetin nga pallati apostolik, por me një rubrikë radiofonike me titullin "Pasqyrё ndërkombëtare". Një hapësirë ​​radiofonik e cila që atëherë e tutje - megjithëse shpejt do të kthehet në "radhët" e një renditjeje më tradicionale -  nё ditarin e lajmeve kryesore tё Radio Vatikanit nё gjuhёn italiane‘Radiogiornale ‘ do të gjejnë vend përgjithmonë lajmet radiofonike rreth ngjarjeve kryesore ndërkombëtare krahas atyre papnore.

At Arregui, si drejtor i informacionit pranё Radio Vatikanit, ka ndjekur nga afёr edhe pёr ngjarjet qё ndodhen nё Shqipëri, posaçërisht nё vitet 1990-ta kur ra regjimi komunist, dhe ngjarjet e dhimbshme qё ndodhen gjatё luftës nё ish Jugosllavi e nё Kosovë nё vitet 1999.

At Arregui njeri rigoroz dhe i pёrzemёrt

Një njeri i Shën Ignacit tё Lojolёs - hyri në Shoqërinë e Jezusit  (ndёr Jezuitë) në moshën 17 vjeç - dhe një gazetar i pasionuar që kujdesej e kishte pёrzemёr ngjarjet e botës, veçanërisht ato të popullsive më në vështirësi. Ky ishte jezuiti At Arregui, kështu e mban mend  dhe e kujton Radio Vatikani - Vatican News.

17 nëntor 2020, 15:54