2019.06.26 Simboli della GMG (JMJ) lasciano Panama e partono per Roma.  2019.06.26 Simboli della GMG (JMJ) lasciano Panama e partono per Roma.  

DBR-sё 2023: të Dielën e ardhshme dorëzimi i Kryqit të rinjve tё Portugalisë

Të dielën e ardhshme, mё 22 nëntor, nё Solemnitetin e festës sё Krishtit Mbret dhe nё përfundim tё Vitit Liturgjik, në përfundim të Meshës së Shenjtë që do tё kremtohet nga Papa Françesku në Bazilikën e Shën Pjetrit nё Vatikan, do të dorëzohet Kryqi i Ditës Botërore tё Rinisë.

R.SH. - Vatikan.

"Siç u paralajmërua nga Ati i Shenjtë Françesku mё 5 prillin e kaluar gjatë Lutjes sё Engjëllit Tёnzot, të dielën e ardhshme, mё 22 nëntor, nё Solemnitetin e festës sё Krishtit Mbret dhe nё përfundim tё Vitit Liturgjik, në përfundim të Meshës së Shenjtë që do tё kremtohet nga Papa Françesku në Bazilikën e Shën Pjetrit nё Vatikan, do të dorëzohet Kryqi i Ditës Botërore tё Rinisë. Do të jenë të pranishëm për këtë rast një delegacion nga Amerika Qendrore dhe një nga Portugalia". Kёshtu njofton Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

E parashikuar, fillimisht, për vitin 2022, Dita Botërore e Rinisë e Lisbonës u shty një vit për shkak të Covid-19. Me të u shty edhe dorëzimi i simboleve të DBR-së - Kryqi dhe ikona mariane- të rinjve të Portugalisë. Tani, tё dielën e ardhshme delegacioni i tё rinjve nga Portugalia do tё merr nё dorëzim Kryqin e Ditёve Botёrore tё Rinisё nga delegacioni i Amerikёs Qendrore. Dita e parë Botërore e Rinisë është ajo e vitit 1985, mbledhur me nismën e Gjon Palit II, që pohonte: “U themelua nga vetë të rinjtë”.

Dita e Botërore e Rinisë në Lisbonë

Dita e ardhshme Botërore e Rinisë do të kemtohet në Lisbonë. Njoftimi u dha në Meshën përfundimtare, në Takimin rinor të Panamasë më 27 janar 2019. Ajo e Lisbonës do të jetë Dita e 35-të Botërore e Rinisë. Kështu, Kryqi i DBR-së kthehet në Evropë - pas Krakovit 2016 - në Shtetin më perëndimor të kontinentit të vjetër me pamje nga Oqeani Atlantik, gati 830 kilometra bregdet, të cilat, gjatë shekujve, e kanë kthyer në një nga Mbretëritë detare dhe nga fuqitë koloniale më të rëndësishme.

E parashikuar, fillimisht, për vitin 2022, Dita Botërore e Rinisë e Lisbonës u shty një vit për shkak të Covid-19. Me të u shty edhe dorëzimi i simboleve të DBR-së - Kryqi dhe ikona mariane- të rinjve të Portugalisë. Tani, tё dielёn e ardhshme delegacioni i tё rijnve nga Portugalia do tё merr nё dorёzim Kryqin e Ditёve Botёrore tё Rinisё nga delegacioni i Amerikёs Qendrore.

Kisha Katolike në Portugali

Kisha Katolike në Portugali numëron rreth 9 milionë të pagëzuar dhe ndahet në 3 provinca kishtare e në 21 dioqeza. Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore është kardinali Manuel José Macàrio do Nascimento Clemente, patriark i Lisbonës, emëruar nga Papa Françesku në maj 2013.

Është hera e dytë që Papa Françesku do të shkojë në Portugali. E para qe ajo e 12 dhe 13 majit 2017, me rastin e shtegtimit në shenjtëroren e Zojës së Fatimës, në 100-vjetorin e dukjeve të shën Marisë në Cova da Iria. Çast krejtësisht marian, që do të pasohet nga festa e madhe rinore në Lisbonë.

Dita e Rinisë është shtegtim

Dita e Rinisë, sipas ndjeteve të organizatorëve, duhet të jetë shtegtim, që nis me përgatitjen për udhë, vijon me takimin, kulm i festës e, si çdo shtegtim përfundon me kthimin, që gjithsesi, është fundi i një udhe, por jo i gjithë shtegtimit. Udha vazhdon. E kjo, pse DBR-së është shtegtim, që nuk mbaron kurrë, ashtu si nuk mbaron ecja mbas Krishtit e Nënës së Tij. Në gjurmët e tyre mësohemi të jetojmë si vëllezër e bij të të njëjtit Atë. Edhe ikona biblike, e zgjedhur me këtë rast, paraqet popullin në shtegtim drejt Fytyrës së vërtetë të Krishtit.

17 nëntor 2020, 13:09