Kërko

Vatican News
Kardinal Leonardo Sandri, Prefekt i Kongregatës sё Vatikanit për Kishat Orientale Kardinal Leonardo Sandri, Prefekt i Kongregatës sё Vatikanit për Kishat Orientale 

Thirrja e kardinalit Sandri për paqe në Lindjen e Mesme dhe Kaukaz

Në pёrurimin e vitit tё ri akademik pranё Institutit Papnor Lindor, kardinali Sandri u ndal te pasojat e pandemisë Covid-19 pikёrisht në organizimin e studimeve pёr vitin e ri akademik.

R.SH. - Vatikan

U përurua tё martёn e kaluar Viti akademik 2020/2021 i Institutit Papnor Lindor, në përputhje me masat kufizuese për shkak të urgjencës shëndetësore. Në përurimin, që u mbajt ditët e fundit, të vitit të ri akademik të Institutit Papnor Oriental, Kardinal Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës sё Vatikanit për Kishat Orientale dhe Kancelari i Madh i Institutit, në fjalimin e tij theksoi se pandemia Covid-19 ka detyruar marrjen e një seri vendimesh: organizimin e kurseve në siguri, uljene bursave të reja tё studimit, anulimin e vitit të parë të studimeve për fakultetin e Drejtësisë Kanonike.

 “Ka mënyra të ndryshme - tha Kancelari i Madh, Kardinal Leonardo Sandri, Prefekt i Kongregatës sё Vatikianit për Kishat Lindore në fjalën e tij të hapjes - për t'u përballur me sfidat dhe vështirësitë nga pikëpamja njerëzore; për të krishterin, për besimtarin, madje edhe më shumë për atë që studion e bën teologji nuk është thjesht çështje e kalimit tё kohës por e shfrytëzimit të një mundësie në çdo situatë, domethënë të jesh i vëmendshëm ndaj kairos-it të Zotit: çfarë Zoti dëshiron t’i komunikojë popullit tё vet në çdo kohë tё historisë që Ai na dhuron që ta jetojmë dhe ta përshkojmë”.

"Kjo kohë e pandemisë - shtoi kardinali Sandri, - na ka detyruar të jemi nё dëgjimin e lëvizjeve tё shpirtit, jo vetëm në zemrën e secilit prej nesh, përballë ngjarjeve të sotme, por edhe në lidhje me atё qё kёto ngjarje nёnkuptonin dhe nënkuptojnё për një komunitet, për një njё popull".

"Ne jemi të vetëdijshëm - tha Kardinali Sandri - se të gjithë jemi në një copë rrugëtimi, asaj të bashkimit ndёrmjet Universitetit Papnor Gregoriana, Institutit Papnor Lindor dhe Institutit Papnor Biblik, veçanërisht delikat, por jo më pak entuziazmues: delikatesa vjen nga ndryshim që Shenjtëria e Tij Papa Françesku miratoi dhe që si i tillë duhet të zbatohet në nivele të ndryshme dhe sipas kompetencave të ndryshme të çdonjërit. Por meqenëse ky ndryshim përfshin jo vetëm strukturat, por edhe komunitetet e ndryshme të njerëzve, jemi të sigurt se të gjithë hapat që janë ndërmarrë e që do të vazhdojnë të ndërmerren nuk do të jenë pa dëgjimin dhe vëmendjen ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtё kalim e ndryshim, për të cilin jemi të sigurt se nuk do të mungojnë zemërgjerësia dhe uria për të vazhduar tё ecim së bashku në udhën e re qё na pret tё gjithёve.

Kongregata e Selisё sё Shenjtё për Kishat Lindore siguron, edhe në dimensionet e reja të marrëdhënies institucionale që do të konfigurohen, jo vetëm mbështetjen konkrete - aq tё çmuar e tё nevojshme për jetën e Institutit - por gjithashtu nuk do të mungojnë as vëmendja, kujdesi dhe vigjilenca, nё mёnyrё qё Lindja me mushkëritë e saj tё mund të vazhdojë të respektohet dhe tё njihet në identitetin e saj të çmuar për vetё qenien e Kishës Universale dhe vetë misionin e Pasardhësit të Apostullit Pjetër ".

Duke menduar për enciklikën e fundit të Papës, Prefekti inkurajoi "një dimension të pёrtёrirё e të ndritshëm të të qenurit dhe të tё jetuarit ndёrmjet nesh: duke ndjekur shembullin e Shёn Françeskut tё Asizit, edhe ne, me siguri, do të thirremi të kalojmë individualisht natën e vuajtjes, por si një rast pёr qenё nё njё përngjasim sa më tё thellë me Krishtin, të Kryqëzuarin që është i Ngjalluri dhe Zoti ynё”.

Kardinali Sandri kujtoi pastaj njëqindvjetorin e shpalljes së Shën Efremit Doktor i Kishës Universale nga Papa Benediktit XV. "Gjesti i Benediktit XV dëshiron t’u japë ngushëllim e t’u tregojë dritën e shpresës atyre popujve e atyre Kishave, që dolën jo më pak se ato Evropiane, nga hiri i rrënojave të një konflikti të përgjakshëm si ai i Luftës së Parë Botërore: përveç të vdekurve në fushat e betejë, ato qenё dëshmitare të rënies së detyruar të dy fuqive të mëdha, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-Hungareze, dhe tё përcaktimit tё zonave tё ndikimit dhe tё ndarjes në zonën e Lindjes së Afërt e të Mesme, jehona e të cilave vazhdon tё ketё pasoja edhe në ditët e sotme.

Në shumë situata, siç thamë, duket se bota nuk ka mësuar nga historia: megjithëse pandemia ka ndërprerë ose të paktën ka kufizuar disa fenomene të luftës, lufta është ende e gjithnjë një realitet i trishtë dhe një dramë e trishtë në shumë pjesë të botës e sidomos në Lindjen aq të dashur për ne”.

"Pёrkujtimi i Shën Efremit dhe kujtimi i shpalljes së tij si Doktor i Kishës Universale - përfundoi kardinali Sandri - na kërkon të shkojmë gjithnjë e më thellë në njohjen e rrënjëve tona, në mënyrë që ato të jenë në gjendje të ndriçojnë dhe t’i bëjnë të frytshme shtigjet e jetёs kishtare sot, në Lindje dhe në Perëndim. Sot i drejtohemi e rinovojmë edhe një herë thirrjen për paqe e pёr pajtim, me përmendje të veçantë të pjesës së Kaukazit ku popujt miq si ai armen dhe azer kanë marrë armët nё dorë për të ringjallur një konflikt që nuk është pa interesa dhe pa mbështetje nga fuqitë e ndryshme".

Para hapjes së vitit akademik, u kremtua Liturgjia Hyjnore dhe u bё bekimi përurues, kryesuar nga Kryeipeshkvi Giorgio Demetrio Gallaro, Sekretari i Kongregatës sё Vatikanit për Kishat Orientale, në Kishën e Shёn Antonit abat nё lagjen romake Esquilino.

22 tetor 2020, 12:17