Kërko

2020.10.14 Udienza familiari p. Roberto Malgesini 2020.10.14 Udienza familiari p. Roberto Malgesini 

Takimi prekës i Papës me familjen e dom Roberto Malgesini

Papa Françesku u takua sot, para audiencës së përgjithshme, me prindërit e priftit të vrarë në Como më 15 shtator të kaluar. Me ta, ipeshkvi Oscar Cantoni i cili për Vatican News e kujton si "një prift tё aftë që ndihmoi çdo person me përzemërsi".

R.SH. - Vatikan

Vetë Papa, në audiencën e përgjithshme, rrëfeu takimin qё pati sot me prindërit e moshuar të dom Roberto Malgesini, priftit tё rrugës që i donte të mënjanuarit, tё flakurit, të zhveshurit e të fundit  e shoqërisë. Një muaj më parë vdekja e tij e dhunshme, në Como tё Italisё, dëshmoi para botës tiparet e një bamirësie të heshtur, përbërë nga vështrimet, kujdesi dhe dashuria që nuk kërkon shpërblim.

Papa Françesku tregoi se dom Roberto u vra ndërsa po ndihmonte tё mënjanuarit e migrantët dhe foli për lotët e prindërve të tij:

“Lotët e atyre prindërve janë lotët ‘e tyre’ dhe secili e di vetë sa vuajti kur pa të birin, që dha jetën në shërbim të të varfërve. Kur duam të ngushëllojmë dikë, nuk i gjejmë fjalët. Pse? Sepse nuk mund ta arrijmë dhimbjen e tij, pasi dhimbja është vetëm ‘e tij’, lotët ‘e tij’ janë vetëm të tijat. Kështu ndodh edhe me ne: lotët, dhimbja ‘ime’ është vetëm e imja, lotët janë ‘të miat’ e me këto lotë, me këtë dhimbje i drejtohem Zotit”.

Ipeshkvi Cantoni: dom Roberto, dëshmitar i dashurisë bamirëse

"Një vdekje që pёrforcon fenё nё Zotin": kështu pohon ipeshkvi i Comos, Imzot Oscar Cantoni duke reflektuar mbi fjalët e përdorura nga Papa:

Jemi shumë mirënjohës Papёs Françeskut që priti të gjithë familjen e dom Roberto Malgesinit, priftit qё u vra brutalisht një muaj më parë. Papa i bekoi prindërit e dom Robertit. Ishte një moment shumë prekës. Papa na kujtoi se kjo vdekje e përforcon fenë e njerëzve në Zotin. Personat si dom Roberto janë njerëz që tashmë janë në parajsë dhe nga qielli mbështesin ecjen e popullit të Zotit në udhën e jetës së perditshme, udhëtim qё nganjëherë ёshtё tejet i vështirë, në mënyrë të veçantë për ata që jetojnë drejtpërsëdrejti për ungjillëzimin. Ja nga takimi me Papёn dolëm shumë të ngushëlluar, të përforcuar në fe, nё dashuri e bamirësi.

Si e pritën prindërit e dom Robertit këtë përkëdhelje tё Papёs?

Së pari me shumë emocione, por edhe me shumë mirënjohje, duke ditur që Papa përfaqëson tё gjithë Kishën që e vlerëson djalin e tyre dhe për këtë arsye nga ky takim ata patën një shenjë të madhe dashurie e mirënjohjeje të Kishës, e cila ёshtё gjithmonë pranë atyre që vuajnë e që dëshmojnë dashurinë e Zotit ndaj çdo njeriu.

14 tetor 2020, 14:28