Kërko

2020.04.01 Udienza Generale 2020.04.01 Udienza Generale 

Nga nëntori audiencat e përgjithshme tё Papёs nё Bibliotekёn Apostolike

Për të kundërshtuar përhapjen e pandemisë Covid-19 si dhe për të shmangur rreziqet e infektimit tё mundshëm për pjesëmarrësit, nga data 4 nëntor, takimi i mërkurave me Papën kthehet në Bibliotekën e Pallatit Apostolik nga e cila audiencat e përgjithshme u transmetuan deri më 26 gusht .

R.SH. - Vatikan

Nga Oborri i Shёn Damasit, në zemër  të Pallatit Apostolik, në Vatikan deri në Bibliotekën e Papës: audiencat e përgjithshme kthehet në distancë dhe pa pjesëmarrjen e besimtarëve. Prandaj, çdo të mërkurë, siç njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit, duke filluar nga 4 nëntori ardhshëm, Papa Françesku do të zhvillojë katekezën nga Biblioteka e Pallatit Apostolik. "Kjo edhe pёr asrsye  -  njofton zyra e shtypit të Vatikanit – tё sinjalizimit tё një rasti pozitiv në Covid-19 gjatë audiencës së përgjithshme të së mërkurës sё 21 tetorit dhe me qёllim që të shmangen rreziqet e ardhshme shëndetësore për pjesëmarrësit".

Më 2 shtatorin e kaluar, gëzimi i Papës për takimin me besimtarët, pas 189 ditësh pezullimi, në përkim me rregullat e sigurisë shkaktuar nga pandemia, në hapësirën e Oborrit tё  Shёn Damasit në Vatikan, u shpreh me fjalët qё tha para fillimit të katekezës së 2 shtatorit: "Pas kaq shumë muajsh rifillojmë takimin tonё ballë për ballë dhe jo pёrmes ekrant. Tё jesh ballë për ballë, është gjë e bukur!".

Gjatё asaj audience tё pёrgjithshme Papa foli mbi temën “Ta shërojmë botën”, duke u ndaluar posaçërisht tek solidariteti dhe virtyti i fesë. Pandemia aktuale - kujtoi më 2 shtator 2020 Ati i Shenjtё Bergoglio - vuri në dukje ndërvartësinë tonë:  të gjithë jemi të lidhur njëri me tjetrin, në ditë të bardha e të zeza, siç janë ditët e krizës, që po kalojmë. Por - kujtoi - nëse duam të dalim më të mirë prej saj, duke ta bëjmë këtë së bashku, me solidaritet”. Ishte nga 26 shkurti i kaluar që Papa Françesku kur, duke iu përshtatur masave shëndetësore anti-ngjitëse Covid-19, u foli besimtastarëve të krishterë nga hapësira e mbyllur e Bibliotekës së Pallatit Apostolik, ku do të kthehet sërish, pra, duke filluar nga e mërkura e parë e nëntorit.

29 tetor 2020, 17:04