Kardinali Anthony Soter Fernandez Kardinali Anthony Soter Fernandez 

Ndërroi jetë Soter Fernandez, kardinali i parë i Malayzisë

Me origjinë indiane, kardinali ishte ndër protagonistët e “përtëritjes” historike të 1976-tës, kur të gjithë ipeshkvijtë dhe meshtarët e Malayzisë u mblodhën për herë të parë për të hartuar një plan baritor, në dritën e Koncilit II të Vatikanit. Mesha e Dritës do të kremtohet të shtunë, më 31 tetor, në katedralen e Kuala Lumpur, ku do të vendoset trupi i tij.

R. SH. - Vatikan

Pak pas mesdite, sot, e mërkurë, 28 tetor, për shkak të një kanceri në gjuhë, që iu shfaq para një viti, vdiq kardinali Anthony Soter Fernandez, kryeipeshkëv nderi i Kuala Lumpur. Jetonte në shtëpinë e pleqve “Shën Françek Saveri”, besuar Motrave të vogla të të varfërve, në Cheras. Shëndeti i tij u rëndua  orët e fundit të së martës, menjëherë pasi mori vojimin shenjt.

I lindur në një familje me origjinë indiane, më 22 prill 1932, në dioqezën e Penag, vijoi studimet në shkolla të ndryshme, për t’i kryer në College General Major Seminary të Penang. U shugurua meshtar më 10 dhjetor 1966, në katedralen e Të Ngjiturit të Krishtit në qiell të Panang, për të kryer, më tej, shërbime të ndryshme, që iu besuan, deri në krijimin e tij kardinal nga Papa Françesku, në Koncistorin e 19 nëntorit 2016, me titullin e Shën Albertit të Madh.

Mesha e Dritës do të kremtohet të shtunë, 31 tetor, në orën 10.30, në katedralen e Kuala Lumpur ku, pasditen e së enjtes, 29, e për gjithë ditën e shtunë, 30 tetor, besimtarët do të mund t’i japin lamtumirën e fundit.

28 tetor 2020, 16:29