Katedralja e Shën Shtjefnit në Vjenë Katedralja e Shën Shtjefnit në Vjenë

Marrëveshja VII Vatikan-Austri për Marrëdhëniet Patrimoniale

U nënshkrua në Vjenë, në selinë e Kancelarisë Federale, Marrëveshja VII Shtesë e Konventës për Rregullimin e Marrëdhënieve Patrimoniale ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Austriake, që mban datën 23 qershor 1960

R.SH. - Vatikan

Të hënën, 12 tetor, në orën 13.00, u nënshkrua në Vjenë, në selinë e Kancelarisë Federale, Marrëveshja VII Shtesë e Konventës për Rregullimin e Marrëdhënieve Patrimoniale ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Austriake, që mban datën 23 qershor 1960. Nga ana e Vatikanit, nënshkroi imzot Pedro López Quintana, kryepeshkop titullar i Agropolit, nunc apostolik në Austri. Për Republikën Austriake, nënshkroi ministrja federale për Gratë dhe Integrimit, Susanne Raab. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin imzot Kevin Randall, këshilltar i Nunciaturës Apostolike në Austri; ambasadori Helmut Tichy, kreu i zyrës në Ministrinë Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare; Franziska Ramharter e Ministrisë Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare; Romed Perfler, kreu i Kabinetit të Ministrit dhe Georg Schwinghammer i së njëjtës zyrë.

15 tetor 2020, 11:19