ITALY-VATICAN-RELIGION-POPE-MASS-ENCYCLICAL ITALY-VATICAN-RELIGION-POPE-MASS-ENCYCLICAL 

“Fratelli tutti”: At Spadaro, “vëllazërimi udhë e përbashkët pёr mbarё njerizimin”.

At Spadaro: Enciklika“Fratelli tutti” na tregon nё lajmin e mirë të Ungjillit udhën e vëllazërimit si shteg e burim shpёtimi".

R.SH. - Vatikan

Me enciklikën “Fratelli tutti” Papa Françesku na "flet pёr ardhjen e 'Mbretërisë së Zotit', siç lutemi nё uratёn e 'At ynës', lutje që na sheh e konsideron të gjithëve vëllezër, sepse tё gjithё jemi bijtë e njё Ati të vetëm. Domethënia e Mbretërisë së Zotit ёshtё dhuratё e mundёsi qё krishterët kanё për t’ia ofruar lajmin e mirë të Ungjillit mbarë njerëzimit, për të gjithë burrat dhe gratë pa dallim, si një burim shëlbimi e plotësie. Në këtë rast Ungjillin e vëllazërisë”.

Ky mendimi i jezuitit italian At Antonio Spadaro, drejtor i revistës sё mirënjohur "La Civiltà Cattolica", i cili, në numrin e fundit tё revistës, ofron një "udhëzues për leximin" e enciklikës sё re “Fratelli tutti” tё Papёs Françesku, e cila, siç pohon , "përfaqëson pikën e bashkimit e tё pёrkimit të një pjese të madhe të magjisterit tё papёnisё sё Atit Shenjtё Bergoglio". Vëllazërimi "ishte tema e parë së cilës Papa Françesku iu referua në fillim të Papnisë së tij, kur i porsazgjedhur Papё uli kokën para besimtarёve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit", kujton jezuiti Spadaro, duke theksuar se enciklika “Fratelli tutti”- "’Vëllezër të gjithë’ lakon së bashku vëllazërimin dhe miqësinë shoqërore. Ky është thelbi i tekstit dhe kuptimi i dokumentit”. Papa, vazhdon analizën At Spadaro, propozon një "vëllazëri pa kufij".

Duke u ndalur te dramat e kohës sonë, përmes një "leximi teologjik" Papa Françesku analizon e fotografon mozaikun e realitetit të sotëm: politika e reduktuar në marketing, kultura e pёrjashtimit, kultura e fundërrinës, mungesa e respektimit tё të drejtave tё njeriut, ksenofobia, mbylljet dhe intoleranca tё favorizuara edhe nga komunikimi e mediat. Prandaj ftesa për në një "rrugë shprese" e përbërë nga hapa të shumtë, ofron një "vizion gjithëpërfshirës", brenda të cilit "takimi dhe dialogu bëhen 'kulturë e takimit' e vegël afrimi".

Pjesa e fundit e enciklikës “Fratelli tutti”, vëren at Spadaro, u kushtohet religjioneve e rolit të tyre në shërbim të vëllazërimit. "Fetë përmbledhin përvojën dhe urtinё shekullore, për këtë arsye duhet të marrin pjesë në debatin publik, ashtu sikur edhe politika ose shkenca". Dokumenti Papёs “Fratelli tutti”  përfundon me një thirrje - një citim i gjerë nga dokumenti i nënshkruar nga Papa dhe Imami i Madh Aḥmad al-Tayyeb në Abu Dabi - dhe me dy lutje që e bëjnë të qartë kuptimin dhe kujt i drejtohet.

16 tetor 2020, 10:58