Imzot Frano Illia, kryeipeshkvi i parë metropolit i pas-diktaturës në Shkodër Imzot Frano Illia, kryeipeshkvi i parë metropolit i pas-diktaturës në Shkodër 

Imzot Frano Illia, kryeipeshkvi i Shkodrës, në përvjetorin e vdekjes

Datë e shënuar në jetën e Imzot Franos është 25 prilli i vitit 1993, sepse pikërisht 25 vjet pas këtij dënimi, shndërruar në burgim të përjetshëm, do të shugurohej ipeshkëv nga dora e vetë Papës Gjon Pali II gjatë vizitës së paharrueshme e historike në Shqipëri., u bë kështu kryeipeshkvi i parë metropolit i pas-diktaturës në Shkodër. Fitoi edhe titullin Profesor për punën e tij të palodhur në mbledhjen dhe kodifikimin e Kanunit të Skënderbeut, vepër që pa dritën e shtypit shumë vjet pasi ishte përgatitur për botim. Po ai mbeti gjithnjë meshtari i thjeshtë, dom Franoja, njeriu që ia kushtoi gjithë jetën altarit e kulturës kombëtare, Fesë e Atdheut.

R.SH. - Vatikan

Me 22  tetor, kujtojmë përvjetorin e vdekjes së Imzot Frano Illisë, kryeipeshkvit të Shkodrës në vitet 1993- 1997, njeri i dialogut, i paqes dhe i harmonisë.

Imzot Frano Illia lindi në fshatin Juban, pranë Shkodrës më 21 shkurt 1918. U shugurua meshtar më 18 dhjetor 1943. Shërbeu në Tiranë, Shkodër, Milot e rrethina. Më 1967 u arrestua, ndërsa më 25 prill 1968 u dënua me vdekje. Datë e shënuar në jetën e tij është 25 prilli i vitit 1993, sepse pikërisht 25 vjet pas këtij dënimi, shndërruar në burgim të përjetshëm, do të shugurohej ipeshkëv nga dora e vetë Papës Gjon Pali II gjatë vizitës së paharrueshme e historike në Shqipëri..

Imzot Frano Illia u bë kështu kryeipeshkvi i parë metropolit i pas-diktaturës komuniste në Shkodër. Fitoi edhe titullin Profesor për punën e tij të palodhur në mbledhjen dhe kodifikimin e Kanunit të Skënderbeut, vepër që pa dritën e shtypit shumë vjet pasi ishte përgatitur për botim. Po ai mbeti gjithnjë meshtari i thjeshtë, dom Franoja, njeriu që ia kushtoi gjithë jetën altarit e kulturës kombëtare, Fesë e Atdheut.

Kërkonte me këmbëngulje nga katolikët shenjtërimin e jetës e kultivimin e kulturës. Shenjtërimit dhe kulturës i shërbeu gjithë jetën, duke punuar me kujdesin e dashurinë më të madh misionin e tij meshtar, në njërën anë përherë besnik ndaj Ungjillit të Krishtit  e në anën tjetër duke mos e lëshuar kurrë penën nga dora. La kështu pas një vepër që vijon t'i shërbejë kombit e popullit të vet, "Kanunin e Skandërbegut".

Sot, në përvjetorin e vdekjes së tij, kujtojmë se imzot Frano Illia, autor  i "Kanuni i Skandërbegut", "Dava" e "Flajor i Kanunit tė Skėnderbeut"  ishte njeri i dialogut, i paqes dhe i harmonisë. La pas veti edhe shembullin e punëtorit të palodhur të ekumenizmit, të meshtarit që bashkëpunoi tërë jetën me vëllezërit e besimeve të tjera,  për të mirën e përbashkët  e në emër të bashkimit kombëtar.

Duke ecur në gjurmët e traditës kombëtare e të krishterë ndër shqiptarë, Imzot Franoja jo vetëm që nuk hezitoi të fliste për vëllazëri të sinqertë dhe ruajtjen e bashkëjetesës në Shkodër e Shqipëri, por edhe organizoi personalisht mbrojtjen e ndërtesave të kultit të qytetit verior, duke ftuar përfaqësuesit e bashkësisë islame të ruanin Kishat e duke nisur meshtarët e vet katolikë të mbronin Xhamitë e Shkodrës. Ishte një ngjarje e veçantë në historinë e kombit shqiptar kjo, që u regjistrua në analet e turbullirave të 1997-tës.

Kryeipeshkvi Frano Illia jetoi me moton: "Edhe sikur të më premtojnë njëqind jetë, asnjenën nuk e due tue mohue fenë". Moto kjo që ruan ende sot vlerën e aktualitetit. Ndërroi jetë më  22 tetor 1997.

Nga arkivi po shkëpusim përshëndetjen e Papës Shën Gjon Pali II drejtuar shqiptarëve e ipeshkvit të saposhuguruar, izmot Franës Illisë, më 25 prill 1993, gjatë lutjes së mesditës Mbretëresha Qiellit, nga ballkoni i selisë së kryeipeshkvisë së Shkodrës, dhe fjalën përshëndetëse të imzot Frano Illisë drejtuar Papës Wojtila...

Nga arkivi po shkëpusim përshëndetjen e Papës Shën Gjon Pali II drejtuar shqiptarëve e ipeshkvit të saposhuguruar, izmot Franës Illisë, më 25 prill 1993, gjatë lutjes së mesditës Mbretëresha Qiellit, nga ballkoni i selisë së kryeipeshkvisë së Shkodrës, dhe fjalën përshëndetëse të imzot Frano Illisë drejtuar Papës Wojtila...
Fjala përshëndetëse të imzot Frano Illisë drejtuar Papës Wojtila me 25 prill 1993

 

 

22 tetor 2020, 09:39