Kërko

2020.07.24 indigeni di Maranhão-Brasile-donazione di cibo-covid19 2020.07.24 indigeni di Maranhão-Brasile-donazione di cibo-covid19 

Covid: Vatikan, Veprat Papnore Misionare në shërbim të Kishave të varfra

Imzot Dal Toso: “Ta rizgjojmë vetëdijen e misionit në të katër anët e botës, duke ushqyer “shpirtin e ndihmës vëllazërore universale aty ku ka mё së shumti ka nevojë pёr bamirësinë tonё.

R.SH. - Vatikan

Një prani e cila, përmes punës që kryen në të katër anët e botës, ushqen “shpirtin e misionit universal”. Ky është një nga tiparet e Veprave Papnore Misionarembi të cilin vuri theksin Giampietro Dal Toso, president i Veprave Papnore Misionare (Pom), duke pritur sot paradite, gjatё njё konference shtypi, Ditën Misionare Botërore, e cila kremtohet tё dielën mё 18 tetor me temën “Ja ku jam, më dërgo mua!” (Is 6,8), e cila synon gjallërimin e frymës misionare në gjirin e popullit të Zotit.

"Problemi kryesor me të cilin u përballen shumë Kisha në territoret e misionit ishte mbyllja e Kishave dhe mungesa e kremtimit tё Meshёve, me pasojë mungesën  e mbledhjes sё lëmoshave a tё ndihmave", tha me Imzot Giampietro Dal Toso e shtoi, "siç mund ta mendoni lehtë, shumë nga këto realitete misionare kishtare thjesht jetojnë nga mbledhja e lëmoshës a tё ndihmave që bёhet gjatё tё dielave dhe nuk kanë një sistem qendror ndihme e mbështetjeje. Prandaj, subvencionet shkuan kryesisht për dioqezat kishtare, për tё ndihmuar mbijetesën e priftërinjve e tё shpenzimeve tё domosdoshme pёr jetёn e përditshme tё misioneve, por edhe për bashkësitë ndryshme rregulltare, pёr shkollat katolike dhe pёr mediat shoqёrore.

Imzot Dal Toso përmendi "tre shembuj konkretë": ndihmёn dhёnё një manastiri të murgeshave të klauzurës në Marok, "këto murgesha siç dihet jetojnë me ndihmat qё ua dërgon provania Hyjnore, e në saje të thirrjes së tyre rregulltare ato jetojnë brenda manastirit tё tyre" pa asnjё ndihmё tjetёr; mbështetja e familjeve tё krishtera në Bangladesh, "një pakicë e vogël dhe jashtëzakonisht e varfër në një vend që ka vuajtur shpesh nga katastrofat natyrore"; mbështetja për radio dhe tv stacione të ndryshme në Afrikë që shёrbejnё pёr transmetimin e katekizmit dhe tё kremtimeve tё Meshёve e tё sakramenteve.

"Këta janë shembuj shumë të thjeshtë - shtoi presidenti i Veprave Papnore Misionare (Pom) -, qё sidoqoftë na ndihmojnë të kuptojmё se si puna jonë shkon në favor të shumë realiteteve të vogla të fshehura, që shpesh anashkalohen nga flukset e mëdha të ndihmave. E gjithë kjo e bën edhe më tё domosdoshme praninё tonë aty ku nevojat janё realisht tё mёdha. Sigurisht, e kuptoj që ndihma jonё është vetёm një pikë në oqeanin e nevojave e tё mjerimit. Por gjithsesi është një mënyrë konkrete për të treguar bashkimin e Kishës, e cila na bën pjesëmarrës, pra, na fton të ndajmë gëzimet dhe hidhërimet e të pagëzuarve tjerë kudo nё botё".

Kujtojmё se Veprat Papnore Misionare e kanë krijuar traditën e tyre në Kishë që në kohët e para të krishterimit. Që kur lindi bashkësia e parë e krishterë, nisi të përdorte mbledhjen e ndihmave, si mjet për të mbështetur vëllezërit në fe. Nga gjysma e tetëqindës katër degët që përfshihen në POM (Veprat Papnore Misionare), vijuan të bëjnë të njëjtën gjë, duke i ndihmuar Kishat e veçanta tё varfra që të lindin, të rriten e të fuqizohen. Dita Botёrore Misionare na kujton fillin e kuq historik që lidh punën misionare të zhvilluar nga Vepra e Propagandës së Fesë, nga Vepra e Shën Pjetrit Apostull, nga Vepra e Fëmijërisë së Shenjtë dhe nga Bashkimi Misionar i Klerit, katër degët e POM (Veprave Papnore Misionare), tё cilat janё bërë një institucion i vetëm, nën drejtimin e Papës. Tri degët e para lindën në Francë, e katërta, në Itali.

16 tetor 2020, 13:12