2019.09.18 Il Papa con il Consiglio dei Cardinali 2019.09.18 Il Papa con il Consiglio dei Cardinali 

Bruni, nesër takimi i Kёshillit tё kardinajve mbahet "on line"

Nesër pasdite nё Vatikan do të mbahet "një takim, në vend tё një seance" tё Këshillit të 6 Kardinajve që ndihmojnë Papën Françesku në punën e tij të reformës sё Kuries Romake. Kёshtu deklaroi, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

R.SH. - Vatikan

Nesër pasdite nё Vatikan do të mbahet "një takim, në vend tё një seance" tё Këshillit të 6 Kardinajve që ndihmojnë Papën Françesku në punën e tij të reformës sё Kuries Romake. Kёshtu deklaroi, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni. Takimi ёshtё konfirmuar e mbahet nesër pasdite - vazhdoi zëdhënësi i Vatikanit - do të mbahet on line "për arsyet që dihen duke pasur parasysh situatën, edhe për të diskutuar se si të vazhdohet me takimet gjatё krizës aktuale shëndetësore". Është hera e parë që kardinajtё takohen me Papёn "on linë” (nё lidhje pёrmes internetit) dhe jo në prani fizike, që kur u krijua Këshilli i kardinajve.

Këshilli i Kardinajve është themeluar nga Papa Françesku më 2013 me detyrën për ta ndihmuar në qeverisjen e Kishës dhe në projektin e reformës së Kuries Romake. Fillimisht Këshilli përbëhej prej 9 Kardinajve (C9), tani përbëhet prej 6 kardinajve (C6). Takimi i fundit i Këshillit të Kardinajve me Papën u mbajt nga 17 deri 19 shkurt 2020, i cili i qe kushtuar leximit dhe vlerësimit të tekstit të Kushtetutës së re apostolike 'Praedicate evangelium', që do të zëvendësojë ''Pastor bonus' të Gjon Pali II.

Në Këshillin e Kardinajve, qё kryesohet nga Papa, bëjnë pjesë kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, kardinajtë Oscar Rodriguez Maradiaga, Reinhard Marx, Shean Patrick o'Malley, Giuseppe Bertello dhe Oswald Gracias, si dhe ipeshkvi Marcello Semeraro, sekretari i Këshillit të Kardinajve.

12 tetor 2020, 12:38