Kërko

2018.10.15 Presidente di Polonia 2018.10.15 Presidente di Polonia 

Papa: mё 25 shtator pret presidentin polak Duda

Papa Françesku do të pret në audiencë nё Vatikan, të premten mё 25 shtator, në ora 10.30, Presidentin e Polonisë Andrzej Duda. Kёshtu njofton zyra e shtypit e Vatikanit, duke konfirmuar atë që u njoftua ditëve tё fundit nga shtypi polak.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku do të pret në audiencë nё Vatikan, të premten mё 25 shtator, në ora 10.30, Presidentin e Polonisë Andrzej Duda. Kёshtu njofton zyra e shtypit e Vatikanit, duke konfirmuar atë që u njoftua ditëve tё fundit nga shtypi polak. Është kreu i parë i Shtetit që pritet në Vatikan që nga marsi i kaluar, kur për shkak të pandemisë  Covid-19 u vendos lockdown (me përjashtim tё vizitës së Kapitenëve Regjentë të San Marinos mё shtatorin e kaluar).

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Selisё sё Shenjtё e Polonisё

Vitin e kaluar 2019 u kremtua 100 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndёrmjet Selisë së Shenjtë dhe shtetit tё Polonisë. Marrëdhëniet e para diplomatike ndёrmjet Selisё sё Shenjtё e Polonisë datojnë që nga viti 1555, kur përfaqësuesi i parë papnor me rangun e nuncit (ambasadorit) arriti në Varshavë. Në fillim të vitit 1600, u nënshkrua një konkordat i parë midis Selisё sё Shenjtë dhe Polonisë por në 1795 Polonia, pas tre ndarjeve të mëdha territoriale nga vendet fqinje, pushoi së ekzistuari deri në vitin 1918 kur përfundimisht u bë e pavarur. Marrëdhëniet diplomatike me Selinё e Shenjtë u rivendosën kështu më 1919.

23 shtator 2020, 12:47