Kërko

2018.11.15 vescovi croati in visita nelle Congregazioni e Dicasteri 2018.11.15 vescovi croati in visita nelle Congregazioni e Dicasteri 

Kardinali Parolin takon anëtarët e Konferencës Episkopale kroate

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin qё dje gjendet pёr vizitё nё Kroaci, ku u takua me Kryeministrin Plenkoviç, anëtarët e Konferencës Episkopale kroate dhe sot kryesoi shugurimit ipeshkёvnor tё Nuncit tё ri nё Bjellorusi, imzot Ante Joziç.

R.SH. - Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin qё dje gjendet pёr vizitё nё Kroaci. Posa mbёrrini nё Split,  Kardinali Parolin u prit më parë nga Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në Vila Dalmacija (Split), pastaj, gjithnjë në Split u takua me ipeshkvijtë e Konferencës Episkopale kroate. Së bashku me ipeshkvijtë kroatë, Sekretari i Shtetit tё Vatikanit, Hirësia e Tij Kardinali Parolin mori pjesë në një sesion të jashtëzakonshëm të asamblesë së episkopatit kroat mbajtur nën presidencën e Kryeipeshkvit të Zarёs, Imzot Zhelimir Puljiç pranë qendrës së Oazës shpirtërore "Shёn Maria" - Shërbëtoret e Mëshirës, nё Split.

Gjatë sesionit të jashtëzakonshëm, mes të tjerash, u zgjodh Sekretari i ri i Përgjithshëm i Konferencës episkopale kroate, pasi Sekretari i Përgjithshëm i tanishëm, imzot Petar Paliç u emërua ipeshkёv i Mostarit dhe administrator apostolik i dioqezës së Trebinjës, Mrkanj e Hvar. Sekretari i ri i Përgjithshëm u zgjodh prifti i dioqezës së Varaxhdinit, ndihmës profesor pranë Universitetin katolik kroat dhe nëndrejtor i Departamentit të komunikimit pranë të njëjtit universitet, Krunoslav Novak. Sot, të mërkurën, në ora 10.00, në Kishën e Familjes së Shenjtë, në Solin, Kardinali Parolin kryesoi shugurimin ipeshkёvnor tё mons. Ante Joziç, Nuncit tё ri Apostolik në Bjellorusi.

16 shtator 2020, 10:03