Kërko

Vatican News
2019.07.25 Padre Mario Imperatori SJ gesuita e missionario in Albania 2019.07.25 Padre Mario Imperatori SJ gesuita e missionario in Albania 

At Mario Imperatori: Enciklika e Papës “Lëvduar qofsh” dhe natyra në Shqipëri

“Lëvduar qofsh”, është një enciklikë shoqërore, jo vetëm ekologjike, e inkuadron jetën e njeriut mbi tokë, duke e lidhur varfërinë me brishtësinë e planetit. Në këtë kuptim, vë në qendër të vëmendjes tokën e varfër, pohon se duhet mundur kultura e hedhurinës, në favor të kulturës së kujdesit. Prej këndej, mund të themi se është Enciklikë globale, që flet për jetën e njeriut mbi Tokë, mbi shtëpinë e përbashkët që është natyra.

R.SH. - Vatikan

Sot nё ‘Ditën kushtuar krijimit’, ju propozojmë një reflektim tё jezuitit At Mario Imperatori mbi enciklikën e Papёs “Lëvduar qofsh”, botuar mё 2015, kushtuar Shtёpisё sonё tё përbashkët dhe natyrёs nё Shqipёri.

Ta njohim praninë e Zotit në natyrë, ta respektojmë mjedisin si një dhuratë që Hyji na ka dhuruar për ecur drejt Tij. Kështu shprehet At Mario Imperatori, jezuit, në mikrofonin e Radio Vatikanit - Vatican News, duke folur mbi enciklikën e Papa Françeskut “Ti qofsh lëvduar o Zot”, e cila  në gjuhën shqipe u prezantua më 19 shkurt 2016, në ambientet e Seminarit Nderdioqezan Shqiptar, në Shkodër. Përkthimi, botimi i enciklikës në gjuhën shqipe dhe prezantimi saj qenë realizuar nën kujdesin e kryedioqezës së Shkodër-Pultit.

Jezuiti At Mario Imperatori, asokohe, ishte drejtor i Institutit të Filozofisë e të Teologjisë, profesor i dogmatikës dhe i historisë së Kishës, ndalet te përmasa antropologjike e teologjike e enciklikës papnore mbi ambientin,  e cila flet për përgjegjësinë që ka çdo njeri dhe mbarë familja njerëzore në nivelin planetar ndaj ambientit.

“Ti qofsh lëvduar o Zot” (“Laudato si’”) është një enciklikë shoqërore, jo vetëm ekologjike, e inkuadron jetën e njeriut mbi tokë, duke e lidhur varfërinë me brishtësinë e planetit. Në këtë kuptim, vë në qendër të vëmendjes tokën e varfër, pohon se duhet mundur kultura e hedhurinës, në favor të kulturës së kujdesit. Prej këndej, mund të themi se është Enciklikë globale, që flet për jetën e njeriut mbi Tokë, mbi shtëpinë e përbashkët që është natyra.

Enciklika na ofron vizionin e thellë të botës e të natyrës, që ka Papa Françesku. Një vizion global, që nënvizon larminë e pafundme të qenive të gjalla, lidhjet dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre. Bota, për Papën Françesku, është ambient e jo objekt për t’u zotëruar. Prej këndej, mund të them se jemi para një vizioni shumë pozitiv të realitetit, shqyrtuar deri në hollësi, jemi para një vizioni pragmatik, e njëkohësisht, edhe tejet poetik. Në këtë Enciklikë vizioni i botës është edhe antropologjik, por jo antropocentrik. Në të roli i njeriu nuk është ai i sundimtarit, por i rojtarit.

Papa disa herë bën thirrje për kthesë ekologjike e shpirtërore, ai dëshiron që njeriu  të zbulojë rolin e tij si rojtar i një dhurate të çmuar që është natyra. E kjo nuk është opcionale, e as aspekt i dorës së dytë i përvojës së krishterë. Papa Françesku e thotë qartë se kujdesi për mjedisin është pjesë përbërëse e jetës së krishterë, të mos e bësh, është mëkat, pra kemi një përgjegjësi para Zotit e para njerëzve për ruajtjen e natyrës. At Imperatori ndalet edhe te realiteti i rëndë i natyrës në Shqipëri, trashëguar nga regjimi komunist, që kërkon një përgjigje nga njëri prej nesh, për ta përmirësuar situatën.

Po më tepër ta dëgjojmë një pjesë nga biseda e dom David Gjugjës me jezuitin at Mario Imperatorin, realizuar më 29016 mbi enciklikën e Papёs “Lëvduar qofsh” dhe natyrёn nё Shqipёri...

ta dëgjojmë një pjesë nga biseda e dom David Gjugjës me jezuitin at Mario Imperatorin, realizuar më 29016 mbi enciklikën e Papёs “Lëvduar qofsh” dhe natyrёn nё Shqipёri.
01 shtator 2020, 10:42