Kërko

Kisha Konkatedrale  Shёn Nёnё Tereza nё Prishtinё Kisha Konkatedrale Shёn Nёnё Tereza nё Prishtinё 

Imzot Dodё Gjergji: Kosova pёrgatitet shpirtёrisht pёr festёn e Shёn Nёnё Terezёs

Imzot Dodё Gjergji: Kosova ёshtё shumë e lidhur me figurën e jashtëzakonshme tё Shenjtës Nënё Terezë, prandaj, kremtimi i festës sё saj liturgjike me 5 shtator ёshtё njё rast i volitshëm pёr falënderuar Zotin pёr dhuratën e saj dhe pёr tё rizbuluar edhe mё tej figurën e veprën e saj.

R.SH. - Vatikan

Tё shtunën e ardhshme, më datën 5 shtator, kalendari i Kishës katolike romake kremton festën liturgjike tё Shenjtës Nënë Terezë, Ganxhe Bojaxhiut, themelueses sё Misionareve të dashurisë, bijës e motrës shqiptare, Nënës dhe Engjëllit tё të varfërve mё tё varfёr.

Festa liturgjike kishtare e Shenjtës Nënё Terezë, kremtohen në të gjitha Kishat e trevave shqiptare dhe në mbarë botën, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që Shenjta u la besimtarëve e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten, nё mënyrë tejet tё veçantë tё varfrit e tё nёpёrkёmburit e shoqërisë sonë bashkëkohore.

Ipeshkvi i dioqezёs Prizren-Prishtin, flet rreth kremtimit tё kёtij viti, nё rrethana tё koronavirusit, tё festёs liturgjike tё Shenjtës Nёnё Terezёs nё Kosovё, ku Kisha Shenjtërore e kryeqytetit e ka si Pajtore e Mbrojtëse Qiellore pikërisht Shenjtën shqiptare.

Nё mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News ipeshkvi i Kosovёs flet rreth përgatitjes pёr kremtimin e festës sё Shenjtёs Nёnё Terezё nё Prishtinё, pёr vitin e ri baritor qё nis tani, me tё gjitha kufizimet qё shkakton Covid-19 dhe pёr kontributin qё komunitetet fetare tё vendit mund tё ofrojnё pёr pёrmirёsimin e situatёs aktuale, ta dёgjojmё imzot Dodё Gjergjin..

nё mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News tё dёgjojmё ipeshkvin e Kosovёs imzot Dodё Gjergji.

Nё njё njoftim, tё botuar nё media, ipeshkvi i Kosovёs flet pёr festёn e Shёn Nёnё Terezёs tё 5 shtatorit 2020

Fort të dashur vëllezër meshtarë,
rregulltarë/e dhe gjithë ju besimtarë/e!

Me 5 shtator 2020, Kisha jonë do të kremtojë festën e Shën Nënë Terezës, pajtores qiellore të Konkatedrales dhe përvjetorin e tretë të shugurimit të saj.
Mjerisht, duke qenë që vendimet e institucioneve shëndetësore dhe shtetërore për mospjesëmarrjen e besimtarëve në ritet fetare janë akoma në fuqi, jemi të detyruar të kremtojmë edhe këtë fesë në rrethana të jashtëzakonshme.
Megjithatë, nuk do të duhej të na mungojë pjesëmarrja në lutje dhe në shtegtim, në mënyrë që t’ia besojmë ndërmjetësisë së Shën Nënë Terezës familjet dhe gjitha nevojat tona. Këndej, i ftoj besimtarët dhe gjithë njerëzit vullnetmirë, që gjatë treditëshit të shenjtë para festës, të shtegtojnë në Shenjtëroren që ia kemi kashtuar asaj, individualisht ose me familje. Kështu që gjatë këtyre tri ditëve, secili prej nesh do të ketë mundësi të lutet para Reliktit të Gjakut të Nënë Terezës, këtë dhuratë të çmueshme që e kemi në Shenjtëroren tonë.
Gjatë këtyre ditëve, Konkatedrala do të jetë e hapur nga ora 08:00 deri në orën 20:00, e të gjithë shtegtarët në çdo kohë do të mund të rrëfehen, të marrin bekimin dhe të kungohen.
Me ndërmjetësinë e Shën Nënë Terezës, e thërras bekimin e Zotit mbi ju dhe ja besoj asaj të gjitha brengat dhe nevojat tuaja, sidomos të gjithë të moshuarit, të sëmurit, të varfëritë dhe të braktisurit.

Shën Nënë Tereza – lutu për ne!

+ Dodë Gjergji

03 shtator 2020, 10:13