Maximino Caballero, sekretari i ri i SPE Maximino Caballero, sekretari i ri i SPE 

Laiku Maximino Caballero Ledo është Sekretar i ri i Spe

Spanjoll, i martuar e baba i dy fëmijëve, mik fëmijërie i Prefektit Juan Antonio Guerrero, ekspert i financës, do të vijë të punojë në Vatikan, duke u larguar nga një detyrë me përgjegjësi të madhe në SHBA-të, pranë Baxter Healthcare Inc.

R. SH. - Vatikan

“Do të kisha përfytyruar mundësi nga më të ndryshmet në karrierën time, veç kësaj, që as nëpër mend nuk më ka shkuar”. Me këto fjalë e priti Maximino Caballero emërimin e Papës Françesku, botuar sot, që e cakton numrin 2 të Sekretarisë për Ekonominë(Spe), dikaster i kryesuar nga Prefekti Juan Antonio Guerrero.

Bir i një familjeje spanjolle, por nënshtetas amerikan, Caballero lindi në Mérida (Badajoz) të Spanjës, më 1959. I martuar që prej 31 vjetësh e baba i dy fëmijëve, ka një karrierë shumë të pasur në fushën e financës.

Gjatë qëndrimit në SHBA-të, Caballero kreu detyra të ndryshme, gjithnjë të rëndësishme, në Baxter Healthcare Inc, sipërmarrje e sektorit shëndetësor, me seli në Deerfield, Illinois. Ishte zëvendës-president i Financës për Amerikën Latine, Zëvendës-President i Financës Ndërkombëtare dhe Zëvendës-President i Financës Amerikane.

SHBA-të qenë shtëpia ime për shumë vjet - shpjegon sekretari i ri i Spe – këtu pata mundësi të rritem si profesionalisht, ashtu edhe si njeri, duke u lidhur me persona e projekte nga mbarë bota.

Po kur u thirra për këtë detyrë të re, përgjigjja ime nuk mund të ishte tjetër, veçse “Fiat!” - “U bëftë vullndesa jote, o Zot!”.

04 gusht 2020, 14:01